LAJMI I FUNDIT:

Derisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon, komandot ruse po refuzojnë të luftojnë si pasojë e mungesës së pajisjeve dhe pagave

Derisa kundërofensiva ukrainase po vazhdon, komandot ruse po refuzojnë të luftojnë si pasojë e mungesës së pajisjeve dhe pagave

Komandot ruse që okupuan pjesën jugore të Ukrainës, po përballen me braktisje masive të ushtarëve, që po refuzojnë të luftojnë si rezultat i mungesës së pajisjeve elementare dhe mungesës së pagës.

Regjimenti i 127-të i forcave ruse, ka injoruar urdhrat që t’i bashkohet bashkëluftëtarëve në fushëbeteja në jug të qytetit të Khersonit, ka bërë të ditur inteligjenca ukrainase, transmeton Telegrafi.

Ushtarët që kanë braktisur njësitë u kanë thënë eprorëve se nuk mund të luftojnë, pasi me javë të tëra kishin mbetur pa ujë e gjësendet tjera – e pagat e premtuara as që i kanë marrë.


Shërbimet Sekrete ruse GRU dhe FSB po hetojnë individë që janë përgjegjës për këtë revoltë – të cilët janë larguar nga postet, kanë shtuar autoritetet e inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

E të gjithë ata që po kundërshtojnë shkuarjen në fushëbetejë po përballen me pasoja të mëdha, siç është keqtrajtimi apo edhe rikthimi i dhunshëm në vijën e frontit.

Se Kremlini po ballafaqohet me probleme të mëdha në luftën e Ukrainës, e dëshmon më së miri fakti se Putin ka kërkuar shtimin e forcave të armatosura të Rusisë.

Madje shumë sirianë të Bashar al Assadit, çeçenët e Ramzan Kadirovit, janë shprehur të gatshëm të shkojnë në Ukrainë për të luftuar përkrah rusëve. /Telegrafi/