LAJMI I FUNDIT:

Dërgojeni fytyrën tuaj në hapësirë

Dërgojeni fytyrën tuaj në hapësirë

Misioni i fundit i programit të Shpace Shuttle “STS-134” planifikohet për nëntor. Keni shansin unik për të dërguar emrin tuaj dhe fytyrën në hapësirë para se këto fluturake të famshme amerikane të ndalojnë vizitat rreth orbitës së Tokës.

Agjencia amerikane e aeronautikës dhe administratës hapësinore (NASA) u ofron një mundësi që emrin dhe fytyrën tuaj ta dërgoni në hapësirë me njërën prej dy misioneve të fundit të programit Space Shuttle.

E tëra që ju nevojitet është një fotografi digjitale të cilën dëshironi ta dërgoni jashtë atmosferës së Tokës, ndërsa kufizimi i vetëm është se duhet të jeni më të vjetër se 13 vjeç.

Fotografitë në hapësirë tashmë janë pjesë e një tradite, duke pasur parasysh se fluturaket Voyager I, Cassini dhe fluturakja robotike LRO, e cila momentalisht gjendet në orbitën e Marsit, kanë marrë me vete një material paksa personal të njerëzve, siç janë porosi të nënshkruara për jashtëtokësorët ose edhe pllaka gramafoni me fjalët e para të nënës për fëmijën dhe xhirime të puthjeve.


NASA kështu u ofron mundësinë që t’i bashkoheni të gjithë atyre që deri më tash kanë dërguar një pjesë të vetes së tyre në hapësirë dhe kështu të bëheni pjesë e historisë.

Emrin tuaj dhe fotografitë mund t’i dërgoni në këtë adresë: http://faceinspace.nasa.gov/index.aspx /Telegrafi/