LAJMI I FUNDIT:

Dërgohen në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar ishte i sëmurë me coronavirus

Dërgohen në karantinë 140 udhëtarët e një aeroplani në Spanjë, pasi një udhëtar ishte i sëmurë me coronavirus

Testimi i një udhëtari që doli me coronavirus, i ka detyruar autoritetet e sigurisë në Spanjë, që t’i dërgojnë në karantinë rreth 140 udhëtarë.

Ata po fluturonin me aeroplan nga Madridi për të Lanzarote të Ishujve Kanarie, ku nuk u lejuan që ta vazhdonin udhëtimin, transmeton Telegrafi.

Mësohet se testimi i ishte kryer atij udhëtari, derisa ishin në fluturim, pasi kishte simptoma të dukshme të virusit.


Tashmë kanë filluar hetimet, që të zbulohet se si u lejua të niste udhëtimin, si dhe nëse i ka plotësuar rregullat që i lejohet udhëtimi, si pjesë e të cilave iu lejohet vetëm atyre që kanë emergjenca apo iu duhet të udhëtojnë për punë.

Sipas raporteve të deritanishme, ai i ishte nënshtruar një testi për coronavirus, sepse kishte pasur më herët kontakt me një viktimë të kësaj sëmundjeje.

Megjithatë, ai ishte nisur për në udhëtim, para se të dilnin rezultatet, duke rrezikuar që të infektonte edhe njerëz të tjerë.

Mbi të rëndon akuza, për thyerjen e rregullave të karantinës dhe mos zbatim të distancës shoqërore, megjithëse e dinte se mund të ishte i sëmurë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Bosnja
Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

Evropa
Kalo në kategori