LAJMI I FUNDIT:

Deputetja lindi gjatë seancës parlamentare

Deputetja lindi gjatë seancës parlamentare

Një deputete nga Bolivia befasoi kolegët e saj gjatë seancës së Parlamentit të qytetit duke sjellë në jetë një vajzë.

Maria Ines Villaroel (39 vjeçe), anëtare e partisë Lëvizja për Socializëm e presidentit Evo Morales, filloi të ndiej dhimbjet gjatë seancës, por pasi nuk pati mundësi të arrijë deri në spital, disa femra i ndihmuan që të lindë në ndërtesën e Parlamentit.

“Ajo lindi një vajzë, të dyja tash janë në spital dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Marko Suarez dhe zyra e kryetarit të komunës Riberlate, në afërsi të kufirit me Brazilin.

Seanca ku po diskutohej për financimin e qeverisë lokale, u ndërpre për atë ditë. /Telegrafi/