LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i vetëm shqiptar në Mal të Zi: Shqiptarët votuan partitë malazeze

Deputeti i vetëm shqiptar në Mal të Zi: Shqiptarët votuan partitë malazeze

Deputeti i vetëm shqiptar në Mal të Zi, Genc Nimanbegu që ka fituar mandat në parlament pas zgjedhjeve të së dielës, ka thënë se numri i votave shqiptare ka rënie.

Ai në Ora e Fundit ka shprehur habinë e tij se si edhe nga shqiptarët kanë votuar partitë malazeze, njofton Klan Kosova.

“Sigurisht ende nuk janë rezultatet, por duket se janë 3000 mijë vota më pak. Janë partitë malaziase që kanë marrë votat e shqiptarëve.”


E nga dy mandate sa kishin shqiptarët deri tash, shkas i humbjes së njërit janë përçarjet e shqiptarëve atje.

“Nëse do të ishim në lista të përbashkëta do t’i fitonim dy deputet.”

“Kësaj radhe kemi garuar me tri lista. Pozicioni im është i vështirë, ku unë përfaqësoj i vetëm mbi 8000 mijë vota të shqiptarëve në Mal të Zi.”

“Edhe ambiciet e liderëve politikë shqiptarë ka bërë që të mos dilet me një listë të përbashkët. Kjo është mësim i shtrenjtë për ne.”

“Interesat e shqiptarëve në Mal të Zi do të janë në prioritetin tim, edhe pse kemi vetëm një votë në parlament”, ka thënë Nimanbegu.

Ai ka thënë se do ta mbrojë çdoherë interesin e shqiptarëve.

“Jemi të gatshëm që të punojmë më të gjitha partitë edhe ato opozitare që të shohim nj ndryshim në strukturat udhëheqëse.”

Ai  ka kërkuar edhe përkrahjen e shteteve tjera shqiptare për pakicën shqiptare në Mal të Zi.

“Ne kemi bërë sakrifica edhe për pavarësinë e Malit të Zi dhe shteti i Kosovës duhet të ketë ndërgjegje që të ndihmojë pozicionin e shqiptarëve.”

“Çështja e demarkacionit duhet të jetë e matur mirë, dhe nuk duhet të ndikojnë në raportet Kosovë –Mali i Zi.”

“Kjo është çështje teknike e cila mund të shkojë edhe në arbitrazh.”

“Duke përcjell deklaratat marrëdhëniet janë miqësore dhe ne duam të vazhdojmë. Një fokus i veçantë i Qeverisë së Kosovës duhet të jetë në arsim, pasi në nuk kemi universitete shqiptare”, ka përfunduar Nimanbegu. /KlanKosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit po na e shkurton jetën, Kosova kryeson listën e vendeve evropiane me më shumë vdekje të parakohshme

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Kalo në kategori