LAJMI I FUNDIT:

Deputeti maroken i Holandës porosit emigrantët shqiptarë: Rrini në vendlindje, e hani gullash!

Deputeti maroken i Holandës porosit emigrantët shqiptarë: Rrini në vendlindje, e hani gullash!

Edhe pse nuk ka pranuar numër të madh refugjatësh, Holanda nuk i duron ata. Sidomos nëse vijnë nga shtete që nuk ikin nga lufta.

Deputeti Malik Azmani, i partisë së kryeministrit “VVD” ka pasur një porosi spektakulare për refugjatët që vijnë nga Kosova apo Shqipëria, raporton Interaktiv në KTV.

“Ajo që unë e kuptoj është se 25 % e atyre që kërkojnë azil vijnë nga shtete të sigurta, prandaj nëse më pyetni mua, ata duhet t’i kthejmë menjëherë. Unë ju sugjeroj atyre që të kthehen menjëherë në Kosovë apo Shqipëri në mënyrë që atje të hanë gullash. Është më mirë sesa problemet që po na krijoni këtu duke na lodhur me kërkesat për azil në shtetin tonë”, ka thënë Azmani.


Azman është me prejardhje nga Maroku dhe është deputet që nga viti 2010 në Parlamentin e Holandës.

Qeveria udhëhiqet nga partia VVD në koalicion me Partinë Laburiste.

Vitin e kaluar kosovarët u zunë duke mashtruar autoritetet holandeze. Pasi hynin në Gjermani, ata paraqiteshin në Holandë gjoja sikurse vinin për herë të parë.

Meqë IOM u jepte deri në 2000 euro nëse ktheheshin shumë prej tyre e kishin bërë një gjë të tillë.

Edhe këtë mashtrim e denoncoi deputeti Azmani duke thënë se është koha që t’i kthejnë mbrapsht të gjithë kosovarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori