LAJMI I FUNDIT:

Deputetët gjermanë mbështesin Kosovën drejt integrimit në BE

Deputetët gjermanë mbështesin Kosovën drejt integrimit në BE

Një delegacion i deputetëve gjermanë i siguroi Komisionit për Integrime Evropiane të Kosovës se Gjermania do të mbështesë Kosovën në hapat e mëtutjeshëm drejt integrimit euro-atlantik.

Kryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija i njoftoi deputetët gjermanë për angazhimet e Komisionit, duke përfshirë edhe ratifikimin e MSA-së.

Në emër të delegacionit gjerman, Peter Weiss shprehu shqetësimet e tyre rreth situatës momentale në Evropë dhe krizës së refugjatëve, duke kërkuar ndihmë dhe zgjidhje të përbashkët sa i përket refugjatëve ilegal nga Kosova.


Ai gjithashtu, theksoi se duhet të gjendet një rrugë e përbashkët për t’i ndihmuar Kosovës që të njihet edhe nga 5 shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Kryetarja, Sahatqija, e vlerësoi liberalizimin e vizave të domosdoshëm për qytetarët e Kosovës, dhe si problem akut. Ajo gjithashtu e informoi delegacionin për pengesat e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat të ndryshme, si ato rajonale apo ndërkombëtare.

Në vazhdim, anëtarët e Komisionit, shprehen shqetësimet e tyre në lidhje me anashkalimin e problemeve të Ballkanit Perëndimor, pas krizës së refugjatëve në Evropë.

“Shqetësim shprehen edhe rreth amendamenteve të cilat i paraqitën delegacioni serb në Këshillin Evropian, të cilat u votuan edhe nga përfaqësuesit e Gjermanisë. Anëtarët gjithashtu kërkuan një sqarim rreth raportit të BE-së me Kosovën”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ndërkaq, anëtaret e delegacionit janë zotuar se Bundestagu gjerman do të mbështesë edhe me tej Kosovën në liberalizimin e vizave.

Ata gjithashtu theksuan se bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe, si dhe vlerësuan parlamentin si një vend të shenjtë të demokracisë, i cili duhet ruajtur dhe mos përbaltur.

Në fund të takimit, delegacioni i deputetëve gjermanë, e siguroi komisionin se Gjermania do të mbështesë Kosovën në hapat e mëtutjeshëm drejt integrimit euro-atlantik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori