Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni deponia Driska ka reaguar ndaj kritikave të adresuara te kjo deponi nga ana dekës së Studeniçanit e partisë Lëvizja Besa.
”Lidhur me spekulimet të cilat i kanë kumtuar dega e Lëvizjes Besa në Studeniçan, ku thuhej se deponoja Drislla është një bombë ekologjike për qytetarët e Karshiakës, duke dyshuar se gjatë vitit 2016 në Maqedoni kanë hyrë së paku 1.140 kontejnerë, secili me nga 22 tonelata plehra helmuese. Përveç kësaj është publikuar një e pavërtetë se në bazë të Marrëveshjes për partneritet publiko-privat me kompaninë italiane FCL AMBIENTE, është planifikuar të sillen në Maqedoni sasi shumëfish më të mëdha plehrash nga 15 kg mbeturina helmuese për kokë banori në Maqedoni”, thonë nga deponia Drislla.
Mes tjerash, në kumtesën e kësaj deponie thuhet se ”në lidhje me atë që e potencuam më lartë, do të donim të Ju njoftojmë se deponia Drislla, nuk ka e as që ka pasur ndonjëherë marrëveshje për transportimin e çfarëdo lloj mbeturinash dhe prej vitit 1994 deri më sot, nuk ka transportuar as edhe një gram mbeturina, as të rrezikshme e as të parrezikshme. Në deponinë Drislla digjen mbeturinat mjekësore, infektuese dhe të ngjashme, si dhe ilaçe me afat të skaduar, shumica e të cilave mblidhen prej territorit të Qytetit të Shkupit dhe një pjesë shumë e vogël nga territori i Republikës së Maqedonisë. Sasia e mbeturinave të rrezikshme mjekësore, infektuese dhe të ngjashme që digjen, gjatë vitit 2015 ishte 995 (nëntëqindenëntëdhjetepesë) tonelata ose të jemi më të qartë, gjatë 24 orëve digjen 2,7 tonelata (dy tonelata e shtatëqind kilogram), ose që ta keni edhe më të qartë, për 1 orë digjen vetëm 110 (njëqindedhjetë) kilogram. Për çdo kilogram të djegur të mbeturinave ka dokumente përkatëse të cilat i kontrollon Inspektorati Shtetëror për Ekologji, si dhe institucionet e tjera përkatëse shtetërore, prej të cilave deri më tani nuk kemi pasur as edhe një vërejtje. Në pajtueshmëri me rregulloret e Maqedonisë bëhet edhe matja e ndotjes së ajrit nga ana e laboratorëve të akredituar dhe mund të themi se grimcat 10 PM në deponinë Drislla nuk e kanë tejkaluar kufirin e caktuar prej 50 mikronëve në m3, ndërsa këtë raport e keni edhe në ueb portalin tonë.
Deponia Drislla gjithnjë ka qenë e hapur për të gjithë e sidomos për mediat, prandaj do të kishte qenë mirë që para se të publikoni çfarëdo informacioni, sidomos nëse bëhet fjalë për spekulim, së pari ta vërtetoni se sa është i saktë informacioni.
Kërkojmë nga JU që kjo kumtesë t’i prezantohet opinionit të Maqedonisë, me qëllim që mos të ketë panik për diçka që nuk përmban asnjë të vërtetë, e sidomos pasi që bëhet fjalë për informacion që ka të bëjë me shkeljen e ligjeve të R. Maqedonisë, ndotjen e mjedisit jetësor dhe rrezikimin e shëndetit të qytetarëve të këtij vendi.”/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës