LAJMI I FUNDIT:

Depilimi brazilian për pak sa nuk e ç’burrëroi

Depilimi brazilian për pak sa nuk e ç’burrëroi

Grumbulluesi i donacioneve për qëllime humanitare nga Leicesteri në Britaninë e Madhe përjetoi dhimbje të tmerrshme pas “depilimit intim” të cilit iu nënshtrua, dhe u detyrua që me urgjencë të shtrohet në spital.

Joe Cooper e lejoi ofertuesin më të mirë që me anë të shiritit ngjitës të depilojë këmbët për të grumbulluar para për spitalin lokal, por në fund përfundoi me heqjen e shtatë shtresave të lëkurës. Pas këtij incidenti ai për pak sa nuk humbi testikujt, shkruan gazeta britanike Mirror.

“Të gjithë qeshën, por mjekët thanë se testikujt do të më binin në tokë sikur të kisha humbur edhe një shtresë lëkure. Po shërohem shpejtë. Njeriu i gjallë nuk meriton kësi lloj dhimbjeje. Kremi dhe uji i ngrohtë me kripë, të cilët duhet t’i përdorë më pjekin së gjalli”, tha Joe.

Joe deri më tash ka grumbulluar tre mijë funte për të njerëzit në nevojë dhe për fëmijët në Leicester dhe tha se me ta mposhtur dhimbjen do ta vazhdojë punën e tij. /Telegrafi/