LAJMI I FUNDIT:

Deodorant me aromë mishi

Deodorant me aromë mishi

Zinxhiri amerikan i restoranteve të ushqimit të shpejtë “Burger King” ka ardhur deri tek një ide e pazakontë për Krishtlindje. Për të gjithë meshkujt të cilët adhurojnë mishin, të cilët së bashku me të kanë “të gjitha në jetë”, është prodhuar deodoranti i parë me aromë skare.

Kjo kompani e ka lëshuar në shitje aromën e re me emrin “Flame” e cila promovon “aromën joshëse me paralajmërim të mishit të pjekur".

Siç shkruan Telegrafi britanik, ky deodorant nuk u rekomandohet për përdorimin vegjetarianëve. Megjithatë, nëse aroma e tij nuk iu tërheq, do të mund të ju tërhiqte çmimi. Në fakt, Flame mund të blihet për vetëm 3.99 dollarë në të gjitha dyqanet amerikane dhe hapësirat e shitjes online.