LAJMI I FUNDIT:

Denoncon Irma Libohova, zbulon edhe publikisht personin që i vodhi paratë e koncerteve (Foto)

Denoncon Irma Libohova, zbulon edhe publikisht personin që i vodhi paratë e koncerteve (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare ka bërë një denoncim, për personin që ka përfituar nga puna e saj.

Irma Libohova ka denoncuar një nga organizatorët e koncerteve, i cili nuk ka paguar këngëtaren pas përfundimit të koncerteve. Këngëtarja ka provuar disa herë të kontaktojë me personin në foto dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Miq të dashur! Unë kam vendosur të bëj publik një fenomen që jo rralle i ka ndodhur artistëve. Pasi organizatorët e koncerteve propozojnë artistët për festa të ndryshme, lidhen me ca fjalë të cilave duhet tu qëndrosh korrekt. Ata njerëz që më njohin dhe kanë pasur punë me mua, mund të dëshmojnë korrektesën time ekstreme. Mirëpo jo gjithmonë gjerat shkojnë kështu me palën tjetër. Pasi udhëtojmë me mijëra km e shkojmë në ditën që duhet, në orën që duhet, në vendin që duhet dhe pasi publiku argëtohet, e ne bashkë me ta, në fund kontraktuesi duhet të shlyejë detyrimet. Me personin që shihni në foto nuk ka ndodhur kështu. Ky është Ari Kasapi, që në Facebook ka emrin “Koncerte ne ishujt greke”. Pasi e kam njoftuar me disa mesazhe që të përmbushë detyrimin e mbetur nga puna e kryer, ky zotëri nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Në 45 vite karrierë jam përpjekur të marr përgjegjësitë e duhura profesionale, shpesh dhe me sakrifica, prandaj dhe sjellje të këtij lloji nuk i duroj e as nuk i toleroj. Ju bëj thirrje miq, artistë, kolegë e ju publiku im, që të shpërndani këtë post, në mënyrë që askush në asnjë profesion të mos jetë viktimë e këtij fenomeni. Ju faleminderit!”, mbyll postimin e saj këngëtarja Irma Libohova.


Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori