LAJMI I FUNDIT:

Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë – abuzuan me shërbëtorët

Dënohen me burg katër anëtarët e familjes më të pasur të Britanisë – abuzuan me shërbëtorët

Dënohen me burg katër anëtarë të familjes më të pasur britanike pasi janë shpallur fajtorë për shfrytëzimin e punonjësve të tyre të pambrojtur të shtëpisë dhe ofrimin e punësimit të paautorizuar.

Manjati me origjinë indiane, Prakash Hinduja dhe gruaja e tij, Kamal, së bashku me djalin e tyre, Ajay dhe gruan e tij, Namrata, megjithatë, një gjykatë zvicerane i liroi nga akuzat më të rënda për trafikim njerëzor të lidhur me shërbëtorët e tyre.

Gjykata vendosi që shërbëtorët, të cilët ishin kryesisht indianë analfabetë dhe punonin në vilën e tyre buzë liqenit në Gjenevë, e dinin se çfarë po bënin. Katër anëtarët e familjes u dënuan me nga katër deri në katër vjet e gjysmë burg.


Avokatët që përfaqësojnë të pandehurit thanë se do të apelonin vendimin, raporton skynews.

Në mbrojtjen e tyre, ekipi ligjor i familjes Hinduja deklaroi se stafi u trajtua me respekt dhe iu dha strehim.

Të katër ata u akuzuan për sekuestrimin e pasaportave të punëtorëve, duke i paguar në rupi – jo në franga zvicerane – duke i ndaluar ata të largoheshin nga vila dhe i detyronin të punonin me orë të gjata për një shumë të vogël në Zvicër, ndër të tjera.

Ndryshe, familja Hinduja kontrollon konglomeratin shumëkombësh Hinduja me biznese që ndryshojnë nga kamionët dhe lubrifikantët deri tek bankat dhe televizionet kabllore.

Vëllai i Prakash Hinduja, Gopichand, mori detyrën si kryetar pasi vëllai më i madh Srichand vdiq në muajin maj të vitit 2023.

Familja, e udhëhequr nga Gopi, kryesoi listën e të pasurve të Sunday Times 2024 me një pasuri të kombinuar prej rreth 44 miliardë eurove. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Trump: Biden na futi në një rrëmujë me Rusinë, por unë do t'u nxjerr jashtë

Botë
Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Paralajmëron Zelensky: Putin do ta refuzojë marrëveshjen, ai nuk thotë jo drejtpërdrejt, i zvarrit gjërat

Botë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Koha për riarmatosjen e Evropës, BE-ja shpalos planin

Evropa
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori