LAJMI I FUNDIT:

Dënime për vozitësit që nuk flasin anglisht

Dënime për vozitësit që nuk flasin anglisht

Shumë hispanikë janë dënuar në Dallas, vetëm pse nuk e flisnin gjuhën angleze. Më të marrë vesh këtë gjë, shefi i policisë në Dallas, ka larguar nga detyra policët që kishin shqiptuar dënimet për hispanikët.

“Vërtetë kam qenë i befasuar dhe i shokuar kur kam kuptuar se një gjë e tillë ka mundur të ndodhte në Dallas, në qytetin që është i njohur për llojllojshmërinë kulturore”, ka thënë shefi i policisë së Dallasit, David Dunkle.

Pas verifikimit të rastit, është zbuluar se gjashtë policë të komunikacionit kishin shqiptuar 39 dënime personave – të cilët nuk e flisnin gjuhën angleze. /Telegrafi/