LAJMI I FUNDIT:

Demontojnë aeroplanin për ta gjetur celularin

Demontojnë aeroplanin për ta gjetur celularin

Një aeroplan që ka fluturuar në linjën Murcia-New Castle, është demoluar pjesërisht,për shkak se një udhëtari i kishte rënë telefoni aktiv celular në një kanal ventilimi.

Fluturimi i aeroplanit ishte shtyrë për më shumë se 3 orë, derisa nuk është gjetur telefoni celular – ndërsa, kompania britanike “Jet 2”, u ka kërkuar falje udhëtarëve për këtë vonesë të paparashikuar, bëjnë të ditur mediat spanjolle.

Përfaqësuesi i kësaj kompanie ka thënë se kompania gjithsesi ka dashur ta gjejë telefonin, në mënyrë që, udhëtarëve t’u ofrohet një fluturim me siguri maksimale. /Telegrafi/