LAJMI I FUNDIT:

Demiraj: Ndikimi rus në Ballkan i madh, por hapësira në Shqipëri është minimale për shkak të mbështetjes së SHBA

Demiraj: Ndikimi rus në Ballkan i madh, por hapësira në Shqipëri është minimale për shkak të mbështetjes së SHBA

Influenca ruse në Ballkanin Perëndimor është shumë e madhe, sidomos në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi, por në Shqipëri hapësira për të vepruar është minimale. Këtë mendim ndau në  A2 CNN koloneli Dritan Demiraj, sipas të cilit, vendi ynë ka mbështetje të madhe amerikane dhe kjo i pamundëson Rusisë të arrijë objektivat e saj. Ai tregoi skenarët e Rusisë në destabilizmin e Malit të zi dhe Maqedonisë së Veriut, por këto tentativa dështuan.

“Kemi influencë të madhe ruse në Serbi, pavarësisht se Vuçiç po përpiqet të tregojë që është pro europian. Nga ana tjetër ndihmat e pajisjet që kërcënojnë vendet fqinje jepen nga Rusia. Kjo është deklaruar edhe nga Lavrov dhe vizita të ka pasur Putin me Vuçiç. Në 2016 shërbimet e inteligjencës ruse kanë qenë të përfshira për destabilizimin e Malit të Zi dhe po kështu në mbështetje të Gruevskit, i njëjti skenar ka qenë dhe në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut. Nuk e besoj dhe nuk arrij ta besoj sa i përket pjesës së deputetëve të PD. Por një fakt është i padiskutueshëm që Rusa është aktive në Ballkanin Perëndimor ka dështuar në Mal të zi e Maqedoni e Veriut dhe në Shqipëri nuk ka ashpërsuar se shërbimet inteligjente dhe SHBA ka një influencë të jashtëzakonshme dhe hapësira për të vepruar në Shqipëri është minimale. Unë nuk i besoj këto teori. Edhe Shqipëria është pjesë e objektivave të tyre, por është më e mbrojtur për shkak të mbështetjes amerikane”.

Sipas tij edhe ngritja e shtabit operacional amerikan në Shqipëri tregon mbështetjen e madhe të SHBA-së ndaj vendit tonë dhe rajonit.


“Lajm i madh për Shqipërinë që tregon mbështetjen e SHBA në kjo komandë konsiston në 3 komponentë tokësore, detarë, ajrorë. Është i rëndësishëm për Shqipërinë që tregon se ka mbështetje nga SHBA dhe roli i saj po rritet në rajon. Interesi i SHBA për ta forcuar demokracinë shqiptare janë një fakt i kryer. Misioni kryesor është lufta kundër terrorizmit pa përjashtuar edhe luftën ndaj konflikteve të tjera”.

Që nga ardhja në pushtet e Putinit në vitin 1999 e deri më sot, Dritan Demiraj solli në vëmendje aktivitetin rus në dobësimin e sistemeve, duke investuar në fushën kibernetike dhe dezinformim. Një ndër skenarët e Rusisë sipas tij ishte dhe vrasja e presidentit të Malit të Zi Gjukanoviç, por që falë inteligjencës amerikane, europiane ky skenar dështoi.

“Rusia që nga momenti që pushtetin e ka marrë Putini  në ‘99 e deri më sot ka qenë shumë aktive në eksplorimin e dobësimit të sistemeve të zgjedhjeve, i kanë kushtuar vëmendje operacioneve kibernetike duke investuar në media, në dizinformime, duke shpenzuar qindra mijëar dollarë. Kjo filloi në 2004 në Ukrainë, pastaj në Estoni në 2007, në 25 gusht  2008 me pushtimin  e Gjeorgjisë ky sulm filloi  me asgjësimin e gjithë ministrive, bankave e sistemit të shpërndarjes së energjisë duke përdorur si pretekst aneksimin e Abkazisë dhe Osetisë së Jugut duke përdorur pretekstin e Kosovës. Në 2014 në operacionet e pushtimit të Krimesë, asgjësoi të gjithë mjetet që shpërndanin energji, goditi me sulme kibernetike me shpërndarjen e gazit duke zbatuar doktrina ushtarake e re që konsiston jo në përballje, por në medodat osetrike duke zbatuar teorinë e mashtrimit e dizinformimit. Kjo ka vazhduar me Malin e zi, nuk ia dolën. Në skenar ishte dhe vrasja e presidentit Gjukanoviç, ku shërbimet e inteligjencës amerikane, europiane, vendase mundësuan arrestimin e 20 personave, 3 prej tyre ishin rusë. Po kështu i njëjti skenar dhe në Bosnje, por që dështoi”.

Sa u takon bisedimeve SHBA-Rusi në Gjenevë për Ukrainën, Demiraj thekson se vetëm sanksionet mund të ndalin Putin.

Influenca ruse në Ballkanin Perëndimor është shumë e madhe, sidomos në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi, por në Shqipëri hapësira për të vepruar është minimale. Këtë mendim ndau në studion e Ditari në A2 CNN koloneli Dritan Demiraj, sipas të cilit, vendi ynë ka mbështetje të madhe amerikane dhe kjo i pamundëson Rusisë të arrijë objektivat e saj. Ai tregoi skenarët e Rusisë në destabilizmin e Malit të zi dhe Maqedonisë së Veriut, por këto tentativa dështuan.

“Kemi influencë të madhe ruse në Serbi, pavarësisht se Vuçiç po përpiqet të tregojë që është pro europian. Nga ana tjetër ndihmat e pajisjet që kërcënojnë vendet fqinje jepen nga Rusia. Kjo është deklaruar edhe nga Lavrov dhe vizita të ka pasur Putin me Vuçiç. Në 2016 shërbimet e inteligjencës ruse kanë qenë të përfshira për destabilizimin e Malit të Zi dhe po kështu në mbështetje të Gruevskit, i njëjti skenar ka qenë dhe në Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut. Nuk e besoj dhe nuk arrij ta besoj sa i përket pjesës së deputetëve të PD. Por një fakt është i padiskutueshëm që Rusa është aktive në Ballkanin Perëndimor ka dështuar në Mal të zi e Maqedoni e Veriut dhe në Shqipëri nuk ka ashpërsuar se shërbimet inteligjente dhe SHBA ka një influencë të jashtëzakonshme dhe hapësira për të vepruar në Shqipëri është minimale. Edhe Shqipëria është pjesë e objektivave të tyre, por është më e mbrojtur për shkak të mbështetjes amerikane”.

Sipas tij edhe ngritja e shtabit operacional amerikan në Shqipëri tregon mbështetjen e madhe të SHBA-së ndaj vendit tonë dhe rajonit.

“Lajm i madh për Shqipërinë që tregon mbështetjen e SHBA në kjo komandë konsiston në 3 komponentë tokësore, detarë, ajrorë. Është i rëndësishëm për Shqipërinë që tregon se ka mbështetje nga SHBA dhe roli i saj po rritet në rajon. Interesi i SHBA për ta forcuar demokracinë shqiptare janë një fakt i kryer. Misioni kryesor është lufta kundër terrorizmit pa përjashtuar edhe luftën ndaj konflikteve të tjera”.

Që nga ardhja në pushtet e Putinit në vitin 1999 e deri më sot, Dritan Demiraj solli në vëmendje aktivitetin rus në dobësimin e sistemeve, duke investuar në fushën kibernetike dhe dezinformim. Një ndër skenarët e Rusisë sipas tij ishte dhe vrasja e presidentit të Malit të Zi Gjukanoviç, por që falë inteligjencës amerikane, europiane ky skenar dështoi.

“Rusia që nga momenti që pushtetin e ka marrë Putini  në ‘99 e deri më sot ka qenë shumë aktive në eksplorimin e dobësimit të sistemeve të zgjedhjeve, i kanë kushtuar vëmendje operacioneve kibernetike duke investuar në media, në dizinformime, duke shpenzuar qindra mijëar dollarë. Kjo filloi në 2004 në Ukrainë, pastaj në Estoni në 2007, në 25 gusht  2008 me pushtimin  e Gjeorgjisë ky sulm filloi  me asgjësimin e gjithë ministrive, bankave e sistemit të shpërndarjes së energjisë duke përdorur si pretekst aneksimin e Abkazisë dhe Osetisë së Jugut duke përdorur pretekstin e Kosovës. Në 2014 në operacionet e pushtimit të Krimesë, asgjësoi të gjithë mjetet që shpërndanin energji, goditi me sulme kibernetike me shpërndarjen e gazit duke zbatuar doktrina ushtarake e re që konsiston jo në përballje, por në medodat osetrike duke zbatuar teorinë e mashtrimit e dizinformimit. Kjo ka vazhduar me Malin e zi, nuk ia dolën. Në skenar ishte dhe vrasja e presidentit Gjukanoviç, ku shërbimet e inteligjencës amerikane, europiane, vendase mundësuan arrestimin e 20 personave, 3 prej tyre ishin rusë. Po kështu i njëjti skenar dhe në Bosnje, por që dështoi”.

Sa u takon bisedimeve SHBA-Rusi në Gjenevë për Ukrainën, Demiraj thekson se vetëm sanksionet mund të ndalin Putin.

“Takimet mes zv.ministrit të jashtëm dhe një ekipi të qeverisë së Putinit dhe DASH janë bisedime shumë të vështira se veprimet agresive të Putinit kanë arritur në atë shkallë sa SHBA dhe BE janë në momentet e fundit të negocimit. Kemi një Rusi aktive 110 mijë forca të përgatitura. Objektivi kryesor i Putin është Ukraina. Në gjykimin tim Putin ndalohet vetëm përmes sanksioneve se pavarësisht se Putin bën si i fortë ai po vuan sanksione të jashtëzakonshme. Dhe SHBA e BE do të rrisin pakënaqësinë në Rusi, e cila u shfaq dukshëm me rritjen e gazit ku u dogjën disa qytete të Kazakistanit. U desh ndërhyrja e shteteve të tjera që ofruan forca. Rusia është e fortë, aktive do të realizojë provokime në këto krahina ku ka njësitë e saj sekrete, por do ketë provokime të asaj natyre që do të mundësojnë që putin të  fusë trupat për të aneksuar këto dy krahina”.

I pyetur në lidhje deklaratat e disa deputetëve për skenar rus në trazirat e 8 janarit në PD, Demiraj tha se nuk i beson këto teori, por i quajti të papranueshme sulmet në selinë blu.

“Unë nuk i besoj këto teori. Janë zhvillime të cilat nuk e prezantojnë siç duhet PD, është një luftë për të cilën kam qëndruar në mes. Sulmi ndaj godinës së PD është i papranueshëm si vend që aspiron të bëhet e pjesë e BE. Shqresoj që dy liderët të gjejnë një rrugë për të negociuar dhe zgjidhje. Sulmet janë të papranueshme janë larg asaj ku do të arrijë Shqipëria”.

Ai nuk bëri asnjë koment në lidhje me përjashtimin ish-kryeministri Berisha nga PD.

Nuk kam asnjë koment për këto zhvillime. Lutem që të mbyllen njëherë  e përgjithmonë dhe PD t’i kthehet misionit kushtetues bërjes së opozitarizmit në Shqipëri, se ka probleme të jashtëzakonshme ekonomike e sociale dhe shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të fortë”.