LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni tregtar i SHBA udhëton në Kinë

Delegacioni tregtar i SHBA udhëton në Kinë

Përfaqësuesi i tregtisë së SHBA-së Robert Leitizer dhe ministri i Financave të SHBA-së Stephen Munchin do të udhëtojnë në Pekin për bisedimet tregtare që fillojnë më 30 prill, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Në kumtesë thuhet se zëvendëskryeministri kinez Lu He, i cili do të udhëheqë bisedimet në Pekin javën e ardhshme, do të udhëtojë në Uashington për bisedime shtesë duke filluar nga 8 maj, sipas Reuters.

“Temat që do të diskutohen javën e ardhshme do të përfshijnë çështje të tregtisë, duke përfshirë pronësinë intelektuale, transferimin e detyruar të teknologjisë, barrierat jo-tarifore, bujqësinë dhe shërbimet”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.


Kina dhe SHBA kanë kërkuar një marrëveshje që do t’i japë fund luftës tregtare dhe tarifave që të dyja ekonomive më të mëdha të botës u kushtojnë miliarda dollarë, pasi ato kanë tronditur zinxhirin e furnizimit dhe tregjet financiare.

Sot më herët, këshilltari ekonomik i SHBA Larry Cudlou ka thënë se SHBA dhe Kina kanë bërë përparim në bisedime, por se është “optimist i përmbajtur” në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje.

“Ne ende nuk e kemi arritur këtë marrëveshje, por kemi bërë përparim të madh”, tha Cudlou.

SHBA ka kërkuar që Kina të ndërmarrë një numër ndryshimesh, duke filluar nga zvogëlimi i subvencioneve industriale për të parandaluar transferimin e detyruar të teknologjisë, që sipas Uashingtonit kompanitë amerikane kërkojnë të hyjnë në tregun kinez. /kp/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Kalo në kategori