LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i BE-së në Shkup: Opozita të mos e pengoj të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Delegacioni i BE-së në Shkup: Opozita të mos e pengoj të ardhmen evropiane të Maqedonisë

Vetëm me vullnet politik dhe shumë punë, Maqedonia mund ta arrijë qëllimin e përcaktuar – anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.

Delegacioni i BE-së në Shkup informoi sot për rrjedhën e procesit të skriningut, i cili duhet të përfundojë këtë periudhë vitin e ardhshëm, ndërsa deri atëherë Maqedonia do të duhet të marrë vendim nëse do t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutë dhe do të vazhdojë me fillimin e negociatave.

Delegatët europianë në vend janë në komunikim të vazhdueshëm me opozitën, nga e cila presin të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë dhe të mos pengojnë të ardhmen europiane të vendit.


Në pritje të vendit të saj në familjen evropiane, Maqedonia të enjten do të marrë pjesë në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë, projekt për rritjen e bashkëpunimit të iniciuar nga presidenti francez Macron.

Në fokus të një takimi në të cilin përveç vendeve anëtare janë ftuar edhe 17 vende aspirante, do të jetë kriza energjetike në Evropë, me synimin që asnjë vend të mos mbetet vetëm për t’u përballur me dimrin e vështirë energjetik.

Nga delegacioni i BE-së thonë se po ndjekin edhe provokimet që vijnë nga Bullgaria përmes hapjes së shoqatave kulturore që mbajnë emrat e bashkëpunëtorëve fashistë, por për momentin mbeten pa reagim zyrtar.

Nga aty theksojnë se fokusi i tyre është e ardhmja, jo e shkuara.

E fundit në serinë e shoqatave bullgare është hapja e paralajmëruar e qendrës “Mbreti Borisi i tretë”, të premten në Ohër.

Emri i kësaj qendre nxiti edhe organizimin e një proteste të planifikuar 30 minuta para hapjes zyrtare, në të cilën ishin të ftuar zyrtarë të lartë të Bullgarisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Tetovë, 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit

Tetovë, 30% zbritje për shtetasit e Kosovës të cilët duan ta kalojnë Ditën e Pavarësisë në Kodrën e Diellit

Lajme
Dëshmitari: Vukotiq bashkë me një person tjetër më largoi nga shtëpia, duke ma drejtuar armën në gjoks

Dëshmitari: Vukotiq bashkë me një person tjetër më largoi nga shtëpia, duke ma drejtuar armën në gjoks

Drejtësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori