LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i lartë i SHBA-së viziton Kievin, zotohen se do të sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën

Delegacioni i lartë i SHBA-së viziton Kievin, zotohen se do të sigurojnë mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën

Një delegacion i lartë i Kongresit nga SHBA janë takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në Kiev të shtunën dhe premtoi se do të përpiqen të sigurojnë mbështetje të vazhdueshme në luftën kundër Rusisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, delegacioni – i cili përfshinte Përfaqësuesin Adam Smith, kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve – është i fundit në një seri vizitorësh amerikanë të profilit të lartë në Ukrainë.

“Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët në mbarë botën, kanë qëndruar me Ukrainën duke ofruar ndihmë ekonomike, ushtarake dhe humanitare”, ka thënë delegacioni në një deklaratë.


“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë mënyra për të mbështetur presidentin Zelenskiy dhe popullin ukrainas sa më efektivisht të jetë e mundur, ndërsa ata vazhdojnë rezistencën e tyre të guximshme”, shtuan ata.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të mërkurën se Uashingtoni do të dërgojë katër sisteme të tjera raketash të artilerisë me lëvizshmëri të lartë në Ukrainë, duke e çuar totalin e ofruar deri më tani në 16.

Ndërkohë deklarata e delegacionit të shtunën nuk bëri asnjë referencë specifike për transferimin e armëve.

Më vete, Smith u citua t’i kishte thënë Radios Evropa e Lirë/Radio Liberty se Uashingtoni dhe aleatët e tij ishin gati të dorëzonin më shumë sisteme të shumta raketash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Musk thotë se Reuters mori miliona dollarë nga Pentagoni - Trump reagon: Menjëherë ktheni paret

Amerika
Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Zbulohen dy datat që synojnë Trump dhe Putin për marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë

Botë
Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Ministri gjerman i mbrojtjes kritikon SHBA-në “për lëshimet ndaj Rusisë”

Botë
NATO teston aftësinë e saj

NATO teston aftësinë e saj "për t'u vendosur me shpejtësi në të gjithë Evropën Lindore" - pa ndihmën e SHBA-së

Botë
Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Zelensky sanksionon ish-presidentin ukrainas dhe grupin e miliarderëve që ikën në Rusi

Evropa
Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Përmbyset autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Turqia
Kalo në kategori