LAJMI I FUNDIT:

Del jashtë kontrollit vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, evakuohen banorët

Del jashtë kontrollit vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, evakuohen banorët

Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin në Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, ndërkohë po punohet me evakuimin e banorëve.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, zjarri është favorizuar nga era e fuqishme duke e bërë të pamundur kontrollin e flakëve, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.

“Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë, ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës, kjo e favorizuar nga era e fuqishme.


Mjetet janë 3 bashkia Lezhë, 1 bashkia Mirditë, 2 FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit bëhet e ditur se me gjithë praninë e forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.

“Në këto kushte kërkojmë gjykimin dhe mbështetjen me helikopter për të shpëtuar bizneset.

Helikopteri ka ardhur shume herët rreth orës 07:00”, thuhet në njoftim. /Euronews/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori