LAJMI I FUNDIT:

Deklarata e Edy Rejas pas barazimit pa gola ndaj Estonisë

Deklarata e Edy Rejas pas barazimit pa gola ndaj Estonisë
(Foto: SS)

Trajneri Edi Reja drejtoi gishtin nga motivimi pas ndeshjes së barazuar pa gola ndaj Estonisë. Duke folur për SuperSport, trajneri italian i kuqezinjve tha se qershori është një muaj i vështirë për të tijtë, teksa u shpreh se edhe mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit zbehu motivimin.

Pse skuadra vuan kaq shumë për të goditur portën dhe shënuar?
Është një jetë që flitet për këto situata, por në këtë periudhë fundi të kampionatit, është e vështirë të gjesh stimuj. Ishin të gjithë të lodhur dhe me gjithë respektin për djemtë, që kanë punuar mirë dhe janë stërvitur, por ka qenë e vështirë që të japin maksimumin. Kam provuar disa lojtarë të rinj dhe kam parë disa gjëra pozitive, për të qenë besimplotë për të ardhmen. Dukej si një ndeshje e luajtur në mes të gushtit dhe dihen vështirësitë në situata të tilla. Ndeshje të tilla nuk kanë rëndësi në shumë aspekte, pasi duhet të kemi parasysh edhe faktin që nuk kishte tifozë dhe kjo e zbeh akoma më shumë motivimin e lojtarëve.

Shqipëria luan pa gola ndaj Estonisë në ndeshje miqësore
Lexo po ashtu Shqipëria luan pa gola ndaj Estonisë në ndeshje miqësore

Çfarë ju pëlqeu dhe çfarë jo, nga lojtarët dhe testet që bëtë sot?
Në mënyrë të veçantë nuk më pëlqen fakti që shkojmë shumë pak në fundore dhe nuk arrijmë të japim krosimet e duhura, për të rrezikuar portën. Kishim punuar shumë, por nuk kemi lojtarët e duhur për të bërë këtë, pasi duhen futbollistë teknikë, që kanë cilësi për të marrë fundoren dhe për të fituar dyluftimet një kundër një. Më pëlqyen Bajrami dhe Muçolli, që janë të rinj dhe treguan personalitet e cilësi. Edhe Mersinaj e Çokaj kanë bërë mirë, por janë lojtarë të perspektivës. Po ndjekim edhe futbollistë të tjerë nëpër Europë, për të gjetur 2-3 të talentuar, që të zgjidhim edhe këtë problem që thamë sot.


Nëse nuk kemi lojtarët e duhur për këtë lloj skeme, pse nuk provojmë diçka tjetër?
Mund edhe të ndryshojmë dhe madje edhe sot lëvizëm diçka, duke aktivizuar Uzunin bashkë me Brojën dhe Vrionin. Nuk mendoj se duke ndryshuar skemë, mund të bëjmë ndonjë gjë të shumë, por luajmë kështu për të pasur më shumë siguri. Duhet të bëjmë diçka më tepër nga mesfusha e lart, pasi na mungojnë lojtarët që mund të na zgjidhin ndeshjen, sidomos në sfida si kjo ndaj Estonisë, ku kundërshtari mbrohet me forca të shumta. Ne jemi një skuadër e mirë, por vetëm nëse luajmë si grup dhe sakrifikojmë. Mund të luajmë si të barabartë me kundërshtarë si Polonia, Hungaria etj., por duhet të krijojmë një grup solid, me lojtarë që e duan fanellën dhe sakrifikojnë për të. Unë kur kam ardhur kam folur me disa nga lojtarët e vjetër, të cilët më kanë thënë se me skemën me katër mbrojtës, nuk kemi siguri. Unë si trajner kam aplikuar edhe skema të tjera, por mendoj se kjo është skema e duhur që ekipi të ketë siguri në fushë.

Në trend Sport

Më shumë
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Dramë në 45 minutat e parë: 27 sekonda për gol, dyshime për penallti dhe aksione në Atletico-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori