LAJMI I FUNDIT:

I dehur sulmon policin, arrestohet prishtinasi

I dehur sulmon policin, arrestohet prishtinasi
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë.

I njëjti është arrestuar pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

I dyshuari kishte qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe më pas arrestuar ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/