Debutimi dhe transferimi në Çeki, flet basketbollistja Saranda Daci

Një nga basketbollistet më të mira të Kosovës është Saranda Daci. Qendra e njohur bëri një kalim të bujshëm nga Bashkimi në Superligën e Çekisë, përkatësisht në skuadrën Slovanka MB.
Ky ishte një kalim i bujshëm jo vetëm për Dacin, por në përgjithësi në basketbollin femëror të Kosovës. Ish-basketbollistja e Penzës dhe Prishtinës debutoi në fundjavë, duke lënë gjurmë për skuadrën e saj me 13 pikë e tetë kërcime.
“Kjo ka qenë ndeshja e parë për mua në garat ndërkombëtare, apo në një Superligë të Evropës. Ishte një ndjenjë e mirë dhe e veçantë për mua, për shkak se ishte ndeshja debutuese në një skuadër të huaj. Ka qenë një paraqitje e mirë, pasi për 23 minuta sa isha në lojë kisha 13 pikë, tetë kërcime, tre topa të vjedhur dhe një bllokadë. Ka qenë një ndeshje e vështirë, sepse kundërshtari është në top-4 të Superligës së Çekisë. Kam marrë besim se mund të japë edhe më shumë në ndeshjet tjera, edhe pse skuadra ime është me lojtare të reja 17-18 vjeçare”, ka thënë Daci për faqen zyrtare të FBK-së.
Skuadra e saj pësoi nga Chomutov me shifrat 88-69. Basketbollistja pejane ka folur për cilësinë në Superligën e Çekisë. “Basketbolli në Kosovë ka filluar të ngritet në cilësi dhe besoj që do të shoh edhe basketbolliste tjera në liga më të forta. Basketbolli në Çeki është shumë i organizuar, si brenda po ashtu edhe jashtë fushës”, ka shtuar tutje qendra e njohur, e cila ka fituar shumë trofe në basketbollin femëror në Kosovë.
Ajo ka një mesazh për vajzat e reja në Kosovë që luajnë basketboll. “Për vajzat e reja, që kam dëshirë t’i thërrasë si gjenerata e artë ose më me fat se e moshës time, ushtroni sa më shumë në skuadrat e juaja. Shkollohuni dhe edukoheni me një kulturë të mirë, sepse do të keni të ardhme të ndritur dhe do të përfaqësoni Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha mes tjerash Saranda Daci, e cila pritet të jetë pjesë e Përfaqësueses A të femrave të Kosovës, që në vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Kjo është hera e parë që Kosova A e femrave do të luajë në garat ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Historia e trishtë e yllit anglez: Ka vetëm katër gishta në dorën e djathtë, por u ftua nga kombëtarja

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

“Gjithmonë i kam shikuar dhe jam përpjekur të jem si ta”, Cubarsi zbulon dy idhujt e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës