Marigona Berisha
Serialet ndoshta duhet të fajësohen pse i bëjnë njerëzit të besojnë në romanca që në realitet nuk ekzistojnë, por neve kjo gjë nuk na brengos.
Ne vazhdojmë të shikojmë serialet tona të preferuara dhe skenat romantike i duam, ani pse ky lloj romantizmi nuk përkon me jetën reale. Serialet vendore, sidomos ato të zhanrit komedi, ndiqen në masë të madhe nga publiku në Kosovë.
Serialet si: “Familja moderne”, “Kafeneja jonë” dhe “Tre gjermanët e trashë” u pëlqyen në masë të madhe nga publiku, dhe kjo mund të shihet nga numri i madh i klikimeve që kanë marrë në kanalin YouTube.
Të gjithë ata që e kanë ndjekur serialin “Tre gjermanët e trashë” e kujtojnë me siguri personazhin e Ganiut, i cili luhet nga aktori Naser Rafuna, roli i të cilit ka bërë për vete audiencën në vend. Ganiu (Naser Rafuna) i shfaqet sërish publikut, por në një produksion tjetër, serial i ri vendor, i cili transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës. Njerëzit e duan personazhin e ri të Rafunës, Xhek Setrën, por edhe personazhet e tjerë të serialit “Çka ka shpija”.
Se si shfaqet dashuria dhe romanca në çift në mes të dy protagonistëve kryesorë të serialit “Çka ka shpija”, Xhekut (Naser Rafuna) dhe Rabijës (Gresa Pallaska), si dhe cilat janë stereotipet e dashurisë në këtë serial komik, është vendosur të analizohet sezoni i parë i këtij seriali, meqë është duke u shfaqur në momentin kur po analizohet, ka shikueshmëri të madhe dhe transmetohet në Radio Televizionin publik të Kosovës.
Gruaja materialiste
Ironizimi me ato femra të cilat martohen për interes material, në këtë serial portretizohet me personazhin e Rabijës të cilën e luan Gresa Pallaska. Mirëpo, a martohen të gjitha femrat për para, apo me këtë rol janë përforcuar paragjykimet për femrat që martesën e lidhin me gjendjen financiare.
Rabija (Gresa Pallaska) është një grua e bukur nga qyteti, e cila martohet me Xhek Setrën, një “katunar” siç quan vet Rabija, i cili ka bërë shumë para që nga koha e pas luftës. Kërkesat e Rabijës janë të shumta, ajo e dëshiron shopingun shumë, e dëshiron me çdo kusht atë “çantën e shtrenjtë që e ka parë në njërin nga dyqanet e Prishtinës”, dhe kërkon nga Xheku që t’ia blejë atë në këmbim të një përqafimi ose puthjeje.
Burri analfabet, por….me shumë para
A mund të blejë paraja dashurinë?; Sa lidhjet martesore janë bërë për shkak të interesit material?; A është stereotip, apo vërtet femrat zgjedhin për partner të jetës një person i cili qëndron shumë më mirë financiarisht, kundruall një tjetri që nuk ka para mjaftueshëm. A zgjedhin të gjitha femrat anën materiale përpara dashurisë, apo këto janë vetëm paragjykime të cilat shfaqen në media.
Xheku, një burrë nga fshati, arrin të fitojë “dashurinë” e një gruaje të bukur dhe të edukuar nga qyteti të cilës herë pas here ja përmend se si ajo ka qenë në të kaluarën. “…more kjo u kon nifar fikajke. Unë e kom qit n’selamet. Burri t’bon zojë, burri t’bon tojë. Toja nihere”, i thotë Xheku gruas së tij.
Ndërsa, njwsoj me fyerje i’a kthen, gruaja e tij, Rabija, duke i thënë se si ajo ka ndikuar që ky të mësojë të flet shqip, sepse ai as shqip nuk ka ditur të flasë.
Gruaja si dekor në shtëpi
Kur Rabija, gruaja e Xhek Setrës, rregullohet dhe vishet bukur, atëherë nuk duhet të punojë. Sipas burrit të saj, Xhekut, ajo duhet vetëm të qëndrojë si princeshë, sepse të tjerët punojnë për të. “Princeshat” nuk punojnë, një stereotip i vjetër, që vazhdon të shfaqet në media dhe që duket se po arrin të ketë ndikim edhe në jetën reale, sidomos te vajzat e reja.
“Ti s’ki nevojë me punu hiq o daj, tjert punojnë për neve”
“Ulu qetu oj loqk, o kampion, qe po ta boj ni kafe” – i drejtohet Xheku Rabisë.
Në mes të gruas dhe dashnores
Kemi parë filma të shumtë në të cilët “bosat” me shumë para, kanë një ose më shumë dashnore, apo siç quhen në serial “shfalerka”. Dashnoret në filma janë zakonisht femra më të reja se gratë e atyre biznesmenëve, e të cilat në këmbim të dhuratave pranojnë të kenë lidhje me “bosat”. Edhe në këtë serial, Xhek “bosi” e tradhton gruan me femra të tjera, të cilat janë më të reja se gruaja e tij. Tradhtitë e Xhekut, Rabija i zbulon shpesh herë, por në fund ajo çdo herë përfundon duke e falur atë.
“Me pru shfalerkën te shpija krejt kojshitë e shohin, a hajnin kerkush s’pe sheh” – Xheku
Kjo sjellje e Rabijës e tregon më së miri atë se me çfarë mentaliteti është rritur femra shqiptare. Ajo vazhdon të falë burrin e saj, sepse ai është “burrë” dhe mund të ketë edhe lidhje të tjera jashtëmartesore. Por, a është sjellja e Xhekut portretizim i burrave në shoqërinë tonë, të cilët mendojnë se është në rregull të kenë një ose më shumë lidhje jashtëmartesore, apo është vetëm një stereotip, sepse nuk janë të gjithë njësoj.
“Të gjithë biznesmenët kanë ‘shoqe’, thotë Xheku. Por, nëse ndodh e kundërta, nëse Rabija do të tradhtonte, atëherë a do të ndryshonin gjërat?. Kjo situatë lidhet me rolin tradicional të gruas në martesë, e cila në të kaluarën ka heshtur tradhtitë e burrit për shkak të mentalitetit të atëhershëm, mos pavarësisë së saj si dhe aspekteve tjera. Por, sa ka ndryshuar ky rol sot?
“Ti kallesh mas meje”
Ajo çka e karakterizon këtë serial është diskursi i cili përdoret nga Xhek Setra, i cili nuk di të lexojë, por që është një biznesmen i madh dhe me para ka arritur të blejë madje edhe “dashurinë” e gruas së tij.
Shprehjet me të cilat Xheku shpreh dashurinë ndaj gruas së tij, Rabijës, janë primitive. Duke qenë pasur një rol egocentric në këtë serial, Xhek Setra nuk di të jep komplimente dhe lavdata, pa mbivlerësuar fillimisht veten e tij, dhe duke mos qenë romantik.
Ja disa nga shembujt të cilët tregojnë më së miri marrëdhëniet në çift të dy personazheve kryesore.
“Oj Rabije ty t’kam krenari, po e di që edhe ti kallesh mas meje o daj”
“Unë i du gratë e hallkut, s’pe du grun tem”
“Oj gruja ma e mira prej krejt grave që kam mujt m’i pas…”
“O Xhek çka m’ke ble? – pyet e befasuar Rabija
Bleva nja dy litra zejtin – i përgjigjet Xheku
Burri xheloz dhe komandant!
Koncepti i burrit tradicional nuk ka ndryshuar ende në viset që konsiderohen si të prapambetura dhe të izoluara nga bota e qytetëruar. Burri që dominon ndaj gruas shpesh herë shfaqet edhe në këtë serial. Ndonëse roli i personazhit të Xhekut është komik, ai e paraqet më së miri rolin patriarkal të burrave në familjet shqiptare.
“Hajde qatje se kom ni muhabet me ty. Ulu veç pak qetu”.
“Me kon po del bre ti. Burrin në shpi, ti po don me dal me klienta”- i drejtohet Xheku Rabijës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAldo thyen kutinë e emergjencës, dërgon në nominim të përhershëm një banor
Tri parashuta për Gjestin, banori përlotet pas surprizës në Big Brother VIP Albania
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania
Tom Hanks ishte me fat nga katastrofa në Los Angeles, zjarri u ndal pikërisht përpara rezidencës së tij
Mel Gibson humbi shtëpinë në zjarrin e Los Angeles: Ishte djegur plotësisht
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025