LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet kur nga vetura i hidhet lëndë plasëse dyqanit në Durrës

Dalin pamjet kur nga vetura i hidhet lëndë plasëse dyqanit në Durrës

Dalin pamjet e momentit të shpërthimit të një dyqan në pronësi të një 58-vjeçari mëngjesin e sotëm në rruga “Shenjtorët”, në qytetin e Durrësit.

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin, kur rreth orës 03:11 nga një makinë hidhet lënda plasëse. Pak sekonda më vonë shpërthen duke hedhur në erë hyrjen e dyqanit.

Ndërkohë, dyshohet se shtetasi D. K., 31-vjeç, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.


Dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm, ndërsa familjarët shprehen se kjo është herë e pestë që ndodh diçka e tillë.

“Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga ‘Shenjtorët’, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh. A., 58-vjeç, dyshohet se shtetasi D. K., 31-vjeç, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit Sh. A. dhe D. K.”, njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje. /Ora News/