“Prapë janë rritur çmimet…”, thotë Hysen Sylejmani, teksa shëtit nga tezga në tezgë në Tregun e Gjelbër të Prishtinës.
“Shumë herë dal në treg për t’u furnizuar me produkte ushqimore, por kthehem në shtëpi me duar në xhepa”, thotë pensionisti rreth 80 vjeç.
Radio Evropa e Lirë bisedoi me të mëngjesin e së mërkurës, kur në njërën dorë mbante disa kilogramë miell, e në tjetrën pak litra qumësht.
“Më duhet të blej edhe disa pemë e perime – domate, tranguj, por nuk e di…”, thotë ai dhe prapë kthen shikimin nga tezgat.
Pohimet e Sylejmanit i mbështesin edhe të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Të fundit – për muajin mars – tregojnë se çmimet e konsumit janë më të larta për 2.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Vetëm prodhimet bujqësore, ndërkaq, janë më të shtrenjta për 5.3 për qind.
Çmimet, megjithatë, duket se ndryshojnë dukshëm varësisht lokacionit dhe dyqanit ku shiten produktet.
Në Prishtinë, ekipi i REL-it vërejti çmime të ndryshme të produkteve të njëjta në disa raste – më të larta në dyqane, më të lira në treg.
Në Tregun e Gjelbër, një kilogram domate mund të blihej me 1 euro, ndërsa në disa dyqane të kryeqytetit çmimi i tyre shkonte deri në 2.15 euro.
Te specat, dallimi ishte nga 1.30 euro në treg në mbi 3 euro në dyqane, ndërsa te qepët nga 0.50 euro në 1 euro.
Këtë dallim thotë se e ka vërejtur edhe Elvane Berisha, e cila po furnizohej në Tregun e Gjelbër të Prishtinës, larg lagjes ku jeton.
“Unë jetoj në Breg të Diellit. Në dyqane çmimet janë katastrofë, dy-tre fish më të larta”, thotë ajo.
Pensionistja 67-vjeçare thotë se është me fat që e ndihmojnë fëmijët, sepse me pensionin që merr – 260 euro në muaj – druan se nuk do t’ia dilte.
Radio Evropa e Lirë pyeti kompanitë tregtare: Interex, Viva Fresh dhe ETC – të cilat kanë dyqane në qytete të ndryshme të Kosovës – se përse produktet bujqësore që i shesin, kanë çmime disa fish më të shtrenjta se në treg, por asnjëra prej tyre nuk u përgjigj.
“Asnjë ditë, asnjë mall nuk e ka çmimin e njëjtë”, thotë, në anën tjetër, Bukurija.
“Nuk e di se qysh po ia dal”, thotë ajo, duke treguar se jeton me ndihmë sociale prej 150 eurosh në muaj.
Në treg thotë se nuk shkon, sepse i duhet të paguajë edhe për transport. Furnizimet i bën në dyqane kur, siç thotë, ka aksione, apo lirim çmimesh.
“Askujt nuk i intereson për neve që jetojmë me më pak të ardhura. A duhet dikush t’i ndalë këto rritje çmimesh?”, pyet ajo.
Për mundësinë e krijimit të ndonjë mekanizmi që kontrollon rritjen e çmimeve, Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës, por nuk mori përgjigje.
Më herët, zyrtarë të saj kanë thënë se Kosova ka ekonomi të lirë të tregut dhe se institucionet e saj nuk mund ta kontrollojnë lëvizjen e çmimeve.
Me këtë nuk pajtohet Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në Kuvendin e Kosovës, i cili vjen nga radhët e opozitës.
Ai thotë se Qeveria duhet të krijojë mekanizma që e monitorojnë dhe menaxhojnë “lëvizjen e pakontrolluar” të çmimeve në tregun e Kosovës.
“Qeveria është pothuajse jashtë lojës sa i përket intervenimit në situata të tilla, ku variacionet e çmimeve të produkteve bazë, por edhe të produkteve tjera kanë lëvizje të pakontrolluar në tregun tonë”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë. Për eliminimin e efekteve të rritjes së çmimeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtistë e Kosovës (MINT) hartoi në vitin 2022 Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i cili po atë vit u miratua edhe në Kuvendin e Kosovës.
Por, në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, kjo ministri kujton se ligji u dërgua ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese, e cila në fund të vitit të kaluar e shpalli të pavlefshëm, pasi, siç tha, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
MINT nuk tregoi nëse është në proces të ndërmarrjes së ndonjë mase tjetër.
“Rritje artificiale”
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Ismet Mulaj, e quan artificiale rritjen e çmimeve.
Sipas tij, atë e bëjnë fillimisht tregtarët importues, ndërsa çmimet e produkteve vendore, më pas, sinkronizohen me ato të produkteve të importuara.
Kosova importon shumicën e produkteve nga jashtë – nga ato ushqimore deri te tekstili e materiali ndërtues.
Për Mulajn është “absurde” rritja e çmimeve të prodhimeve bujqësore në kohën kur në treg kanë dalë prodhime nga fushat e Kosovës.
“… pra, prodhuesi vendor nuk po u ik çmimeve të importeve”, sipas tij.
Shaban Bislimi, i cili tash e gati 30 vjet shet perime në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, thotë se çmimet e produkteve varen nga “tregtarët e mëdhenj”, por nuk tregon se për kë konkretisht e ka fjalën.
“Ata e importojnë mallin dhe ne e blejmë”, thotë Bislimi dhe shton se nga malli i blerë, fiton 10-15% të shumës.
Pikërisht këta tregtarë, që i përmend ai, Mulaj thotë se duhet të monitorohen nga institucionet kompetente.
“Nëse ka deformim të çmimeve, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës e ka për detyrë të shohë se kush janë tregtarët që i sjellin këto produkte. Pse po rriten çmimet në këtë kohë? Dogana i ka të dhënat se kush janë katër apo pesë tregtarët që importojnë më së shumti produkte bujqësore nga rajoni dhe më gjerë…”, thotë Mulaj.
Duke iu përgjigjur interesimit të REL-it, Autoriteti i Konkurrencës thotë se nuk e ka në mandat t’i rregullojë çmimet e ndonjë produkti apo shërbimi.
“Autoriteti reagon në ato raste kur ndërmarrjet veprojnë në mënyrë të koordinuar, [për të parë] nëse një veprim i tillë është rezultat i marrëveshjes së tyre”, thuhet në përgjigje.
Aty, po ashtu, theksohet se në këtë kontekst do të monitorohet edhe situata në tregun e produkteve të importuara dhe, në rast të parregullsive, do të ketë “reagime sipas detyrës zyrtare”.
Inspektorati i Tregut nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it për këtë temë.
Rritja e çmimeve në Kosovë mori hov nga viti 2022.
Si gjetiu në botë, inflacioni filloi të rritej pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurt të atij viti.
Ndërkohë, inflacioni ra, por jo edhe çmimet.
Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.
“Shpesh dal të blej në treg, por shpesh nuk më mjaftojnë paratë”, thotë Sylejmani, i cili pensionin e ka 100 euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë