LAJMI I FUNDIT:

Dakic në FSK: Jemi të hapur për ju

Dakic në FSK: Jemi të hapur për ju

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha ka pritur sot në takim shefin e shtabit të përgjithshëm të forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic, i cili tha se janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre si shtet i ri anëtar në NATO.

Dakic është pritur edhe nga Komandanti i FSK-së Rrahman Rama. Pas takimit në një konferencë për media, Rama ka treguar për atë se çfarë është diskutuar në këtë takim.

“Diskutuam për ngritjen e kapaciteteve dhe kemi diskutuar edhe për bashkëpunimin bileteral, dhe për eksperiencat e tyre janë të nevojshme për FSK-në. Jemi në fazën e tranzicionit, dhe këto procese janë të domosdoshme. Këto dhe bashkëpunime tjera, për çfarë do që kemi mundësi, dyert tona janë të hapura”, tha ai.


Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic, tha se janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre si shtet i ri anëtar në NATO.

“Sa i përket sigurisë në pjesën e ballanit, mendojmë se siguria është një diçka shumë e rëndësishme, dhe diçka çka është e rëndësishme është që të parandalohen konfliktet brenda vendeve të rajonit. Mali i zi është i gatshëm për vendet fqinje, si në aspektin bileteral edhe multiateral. E di që ka vende që kanë më shumë përvojë, qasja në NATO, por ne ndjehemi më të freskët tani, jemi të hapur për ju. Sa i përket bashkëpunimit në të ardhmen, të organizojmë trajnime dhe vendeve partnere. E kemi kufirin e njëjtë dhe kulturën, dhe është qëllimi edhe i joni të jeni pjesë e NATO-s”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori