LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Serbia nuk i kërkon falje Kosovës, as unë nuk e uroj Thaçin

Daçiq: Serbia nuk i kërkon falje Kosovës, as unë nuk e uroj Thaçin

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, nuk ka pranuar të tregojë nëse ndonjëherë Serbia do t’i kërkojë falje Kosovës për krimet e kryera gjatë luftës së fundit.

Daçiq tha se kërkim-falja mes vendeve vetëm se do ta thellonte ndarjen.

Sipas tij, Kosova e Serbia duhet ta gjejnë një formulë pajtimi të njëjtë sikurse shtetet evropiane “për shembull Gjermania dhe Franca”.


Daçiq tha se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, rrjedhimisht as udhëheqësit e saj, prandaj s’ka pse t’i urojë njerëzit e zgjedhur të saj.

“Serbia nuk e pranon Kosovën dhe nuk mund t’i uroj njerëzit e zgjedhur në Kosovë”, ka pohuar Daçiq, kur është pyetur për zgjedhjen e Hashim Thaçit President.

Ai ka thënë se Kosova nuk mund të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, pa një marrëveshje paraprake me Serbinë, njofton Klan Kosova.

Daçiq, i cili gjendet në një vizitë në Kosovë, këto komente i ka bërë nga Prizreni, vendi ku edhe është lindur, ku ka thënë se ai nuk ishte ministër në kabinetin e ish-Presidentit serb, Sllobodan Millosheviq.

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori