LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Pozita jonë në Kosovë është forcuar

Daçiq: Pozita jonë në Kosovë është forcuar
Beograd, 2.januara 2014. - Premijer Srbije Ivica Dacic porucio je danas da vanredeni parlamentarni izbori nisu prioritet, ali da to ne znaci da se plasi izbora, jer i ako ih bude, smatra da ce time biti "zapecacena sudbina opozicionih stranaka". Dacic je novinarima rekao da tema izbora nije aktuelna i ponovio da se prvi potpredsednik vlade i lider SNS Aleksandar Vucic i on slazu da izbori nisu prioritet i da to nije na dnevnom redu, a da li ce biti promenjen odnos politickih snaga to je za neku kasniju raspravu. FOTO TANJUG / ZORAN ZESTIC / nr

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, para se të nisej për sesionin e nesërm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës, ka thënë se pozicioni i Serbisë në shtetin tonë është forcuar.

Ai ka shtuar se nuk ka justifikime për mos-implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, duke thënë se Serbia dhe populli serb në Kosovë pret që të përmbushen ato për të cilat janë arritur marrëveshjet.

Daçiq ka shtuar se sjellja konstruktive e Listës Serbe ka ndikuar në forcimin e pozitës së serbëve në Kosovë, transmeton lajmi.net.


“Pozicioni jonë është forcuar, duke pasur në mendje konfliktin e brendshëm, destabilitetin, protestat, Lista Serbe kishte sjellje shumë konstruktive, gjë që është në interesin tonë”, ka deklaruar Daçiq për Radio Beograd para se të nisej për në New York.

I pyetur nëse zgjedhja e Thaçit si president i Kosovës do të jetë temë e diskutimit në takimin e OKB-së, ai ka thënë se nuk e beson një gjë të tillë, por se mund të përmendet nga ndokush.

Megjithatë, ai theksoi se për Beogradin është shumë e rëndësishme që Prishtina të përmbushë atë që ka premtuar në Bruksel.

“Dhe tani, pas gjithë asaj që ndodhi në Kosovë, nuk ka më justifikime se diçka nuk mund të implementohet dhe Serbia dhe populli serb po pret që të përmbushet çfarëdo për të cilën është arritur marrëveshje”, theksoi Daçiq.