LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Kushtet e Kosovës janë ‘fontanë dëshirash’

Daçiq: Kushtet e Kosovës janë ‘fontanë dëshirash’

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka deklaruar se Beogradi asnjëherë nuk do të bisedojë “për kushtet e reja të përfaqësueses së Prishtinës, Edita Tahiri”.

“Kjo është listë dhe fontanë dëshirash e zonjës Tahiri dhe ajo ato mund t’i vendos në tabelën e shpalljeve të Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Daçiq në Kuvendin e Serbisë.

Ai ka thënë se Serbia kurrë nuk do të bisedojë për kërkesat që në vete përmbajnë njohjen e pavarësisë së Kosovës.


Më herët, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë sot se e ka njoftuar kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për kushtet e reja për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe ka paralajmëruar se nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku me pas qeveria do të deklarohet për këtë “çështje shumë të rëndësishme”.

Në anën tjetër, mediat serbe sot dolën me një shkrim se pala kosovare ka vendosur kushte për të vazhduar dialogun Kosovë- Serbi, sipas tyre, nëse nuk plotësohen kushtet e vendosura nga Kosova nuk do të ketë vazhdim të dialogut.

Artikulli thoshte, se në mesin e kërkesave është edhe pagesa e dëmshpërblimeve të luftës dhe garancia që anëtarësimi i Serbisë në BE të jetë i kushtëzuar me “njohjen e shtetit të Kosovës”, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, këtë gjë e demantojë kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ajo për lajmi.net tha, se ato janë vetëm tema që janë paraqitur në Bruksel për fazën e tretë.

“Kushtet tona janë, që nuk do të ketë proces të zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin pa e marrë Kosova kodin telefonik dhe pa u pavarësuar KOSTT-i. Kemi pas edhe një kusht heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit, por ai kusht është plotësuar, pasi që barrikada është hequr. Kushti i fundit është, pa u shuar të gjitha strukturat e mbetura paralele serbe në Kosovë nuk mund të themelohet Asociacioni”, u shpreh Tahiri.

“Kushte që kanë përmendur mediat serbe” tha ajo, janë tema që “i kemi paraqitur në Bruksel për fazën e tretë”.

E këto tema kanë të bëjnë me përcaktimin e kufirit me Serbinë, respektimin e fqinjësisë së mirë, bashkëpunim ndërmjet dy shteteve për interesa të përbashkëta, dëmshpërblim të luftës, etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori