LAJMI I FUNDIT:

Cunami diellor krijoi një shou fantastik dritash

Cunami diellor krijoi një shou fantastik dritash

Banorët e hemisferës veriore të enjten patën rastin të shohin një pamje të rrallë kur i ashtuquajturi “cunami diellor”, i krijuar pas shpërthimit masiv në sipërfaqen e Diellit, ndriçoi pjesët e Tokës me plazmën e ngrohtë.

Rrezatimi magnetik shkaktoi një shou të mrekullueshëm dritash, njoftoi Fox News. Në hapësirë janë derdhur 10 miliardë tonë plazma, e cila udhëtoi drejt Tokës për tri ditë rresht.

Njëri nga fotografët kanadezë i cili pati rastin të shoh këtë pamje, Olivier Du Tre, tha: “Gjithmonë kam ëndërruar ta shoh aurorën, që prej se kam qenë i vogël. Mbrëmë më në fund këtë edhe e kam parë”.

Aurorat dramatike janë parë në Danimarkë, Norvegji, Gjermani, Grenlandë dhe në pjesën jugore të SHBA-ve dhe Kanadasë.


Shkencëtarët e NASA-s njoftuan se kanë ndodhur katër shpërthime në diell. Pamja nuk ishte e rrezikshme për njerëzit, për arsye se Toka është e mbështjellë me një fushë magnetike, kështu që rrezatimi absorbohet në atmosferë. Megjithatë, ky lloj rrezatimi mund të dëmtojë satelitët të cilët sillen rreth Tokës, si dhe astronautët në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinor (ISS). /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori