LAJMI I FUNDIT:

Cumberbatch ka dashur ta ndërrojë mbiemrin për karrierën në aktrim

Cumberbatch ka dashur ta ndërrojë mbiemrin për karrierën në aktrim

Aktori britanez Benedict Cmberbatch ka treguar se në fillimin e karrierës së tij ka menduar të ndërrojë mbiemrin pasi nuk i është dukur i përshtatshëm.

Cumberbatch, i cili luan rolin e famshëm të “Sherlock” ka thënë se në fillim ai ka dashur të njihet me emrin e tij të mesëm, Carlton, që është emri i gjyshit të tij.

Por, siç tregon aktori, një agjent që është më i mençur se ai, i ka thënë të mbajë mbiemrin sepse do t’i ndihmojë shumë në njohjen e tij nga të tjerët.

Tani ai është i kënaqur që ka mbajtur këtë mbiemër, e madje edhe fansat janë duke u argëtuar me këtë. /Telegrafi/