Cuculi: Dwamena mori përsipër rrezikun, dy janë shkaqet pse e heqin defibrilatorin

Florim Cuculi, shefi i Departamentit Kardiologjik në Luzern, Zvicër, foli rreth vdekjes së Raphael Dwamenas në një lidhje direkte me emisionin “Zona Gol” në SuperSport 2.
“Ngushëllime familjes, sportdashësve në Shqipëri dhe atyre në gjithë botën. Në Zvicër janë të tronditur nga ky lajm. Kam një koleg këtu, i cili e njihte futbollistin, pasi Dwamena ka luajtur në Zvicër. Ngjarje tragjike, sepse ka mundur të evitohej”.
“Aktivizimi i defibrilatorit, që kushton 10-15 mijë euro, është një ngarkesë për personin në përditshmërinë e tij. Nuk ka qenë inflantim profilaktik te ky rast, por është implantuar si terapi. Sepse shanset që mund të ndodhte përsëri janë cilësuar të larta”.
“Nuk e di a vajti shpejt defibrilatori sot, pasi një ngjarje e tillë mund t’u ndodhë edhe lojtarëve pa këto lloj problemesh”.
“Është shumë i kuptueshëm reagimi i lojtarit. Për një futbollist të talentuar, sporti dhe futbolli është gjithçka. Vjen një mjek dhe ia merr ëndrrën duke i thënë se duhet të tërhiqet… Nga ana njerëzore është e kuptueshme”.
“Por, nga ana mjekësore ka qenë e qartë që ky duhet të vendoste defibrilatorin dhe nuk duhej të merrej me sport profesional. Dwamena e ka marrë përsipër rrezikun”.
“Tragjike nga ana njerëzore, por kemi edhe pacientë të tjerë të cilët nuk mund t’i mbrojmë nga rreziqet. Kolegët zviceranë dhe austriakë kanë bërë një vlerësim të saktë në diagnozë, u vërtetua që ky ka patur rrezik jete. Në këtë rast është gabimi i lojtarit, i cili ka ditur rreziqet e veta”.
“Ka hequr defibrilatorin, ka dashur dhe ka vepruar kështu. Nuk mund t’i kthehemi kësaj historie pas. Ndonjëherë, as testet tona nuk janë 100% të sigurta nëse mund të ndodhë ose jo diçka. Është gjithmonë kalkulim i një risku. Më pas lindin konspiracione, që ndoshta u krijojnë pasiguri njerëzve. Ne nuk mund të themi që ky mund të vdesë ose ky jo”.
Çfarë i pengon njerëzit që mbajnë këtë aparat, çfarë i shtyn ta heqin defibriltorin?
Vendoset në pjesën e sipërme, nën lëkurë. Dhe ka një kabull që shkon drejt në zemër.
Një atleti mund t’i pengojë lëvizjet e dorës, mund të jetë pengesë kur shtrihet. Aparati nuk është i madh, është 5-6 cm me diametër, dhe 1 cm i gjerë, dhe mund t’i pengojë.
Është edhe pjesa psikologjike. Energjia elektrike që aplikohet në zemër, dhemb. Aplikohen shok adekuat dhe in adekuat. Kjo krijon një ndjenjë tepër të keqe psikologjike.
Kam patur pacientë që kanë hequr defibrilatorin, të cilët janë frikësuar dhe kanë zgjedhur të mos e përjetojnë më shokun që shkaktohet. Kështu që nuk mund ta nënvlerësojmë këtë aspekt.
Nëse zemra është e shëndoshë, sporti nuk të bën asgjë. Nuk vdes edhe nëse e tepron. Nëse e ke zemrën e sëmurë, sporti provokon ndonjëherë aritmitë.
Në shumicën e rasteve ne nuk kemi mënyrë që të eliminojmë rrezikun. Mund të eliminohet aritmia me mjete moderne, por kjo është diçka shumë e rrallë.
Kur bëhet fjalë për sportistë nga Afrika, zemra e trashë krijon aritmi, atëherë nuk ke çfarë t’i bësh. Kështu që mund të mbrohesh nga vdekja me anën e defibrilatorit.
A ka mundësi që testi mos të kapë problemet në zemër? Po, mundet. Ndonjëherë ti mund t’i bësh të gjithë testet, por është e vështirë të diferencosh se çka është zemra e një sportisti dhe një zemër e trashë nga një sëmundje patologjike. Njërit ia lejon sportin, tjetrit i kërkon të vendosë defibrilator.
Është tepër e vështirë dhe për ne mjekët. Atij njeriu ia merr 80% të qejfit të jetës së tij kur i kërkon të heqë dorë nga sporti. E kuptoj nga ana njerëzore Dwamenan, por si mjek do e këshilloja njësoj, që të vendoste defibrilatorin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shkon në vazhdime dueli Atletico-Real Madrid: Vinicius mund të jetë fytyra tragjike e Los Blancos

Arsenali barazon në Londër me PSV Eindhoven, por kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Aston Villa mposht me lehtësi edhe në ndeshjen e dytë Club Bruggen, në çerekfinale takohet me PSG-në

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët