LAJMI I FUNDIT:

Cristiano: Njerëzit bezdisen nga shkëlqimi im

Cristiano: Njerëzit bezdisen nga shkëlqimi im

Cristiano Ronaldo ka qenë shumë aktiv të martën në rrjetet sociale.

Në mëngjes postoi një fotografi duke u stërvitur vetëm në Madrid, ndërsa pasdite dha një mesazh shumë enigmatik për ndjekësit e tij në Instagram.

“Ai që i bezdis njerëzit është shkëlqimi im. Insektet sulmojnë vetëm llambat që ndriçojnë”, shkroi sulmuesi portugez i Real Madrid në profilin e tij.


Cristiano u kthye të hënën në Madrid për tu paraqitur para gjykatësve sepse sipas prokurorisë spanjolle, “CR7” u ka fshehur organeve tatimore spanjolle plot 14.7 milionë euro.

Ronaldo ka folur për rreth 90 minuta përpara gjykatësve e ka publikuar edhe një komunikatë zyrtare, ku ndër të tjera thuhet se “kurrë nuk kam pasur synim t’i fsheh të ardhurat dhe të mos paguaj taksat”.

“Nëse nuk do të quhesha Cristiano Ronaldo, nuk do të isha këtu”, besohet të ketë thënë ai përpara gjykatësve, transmeton Top Channel.

Marrja në pyetje, sipas asaj që thotë “Marca”, zgjati 90 minuta, me lojtarin që u përpoq të jepte shpjegime mbi menaxhimin e të ardhurave të tij.

Gjykatësit e kanë ndërprerë disa herë portugezin dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e përkthyesve, duke parë se Ronaldo nuk arrinte të shprehej qartësisht. Por ky i fundit këmbëngulte vazhdimisht… “Jo, dua të flas vetë. Nëse nuk do të më quanin Ronaldo, sot nuk do të isha ulur këtu”.

https://www.instagram.com/p/BXQS9O4l7Io/?taken-by=cristiano

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Ylli i Zvicrës pyetet nëse do të jetë sigurim fizik i Xhakës në duelin me Serbinë

Përfaqësueset
Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

Perez tanimë e di se cilin trajner e do te Reali si pasues të Carlo Ancelottit

La Liga
Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

Hansi Flick realizon dy afrime të reja te Barcelona

La Liga
Tre lojtarëve të Barcelonës që u skadon kontrata në më pak se 12 muaj

Tre lojtarëve të Barcelonës që u skadon kontrata në më pak se 12 muaj

La Liga
Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Shqetësime te Man United: Lojtari më i mirë deri më tani këtë sezon diagnostikohet me problem të rrallë në zemër

Premier League
Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Legjenda e futbollit kërkon që drejtorët e Man Utd të arrestohen për shitjen e McTominay

Premier League
Kalo në kategori