LAJMI I FUNDIT:

​COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i viktimave

​COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19. Ditën e djeshme, numri i personave që ndërruan jetë nga koronavirusi ishte katër.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 326 raste të reja me koronavirus. Ndërkohë, 206 persona janë shëruar.

Janë kryer 2601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 326 qytetarë, në këto bashki: 134 në Tiranë, 23 në Fier, 19 në Durrës, 15 në Elbasan, 13 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Lushnje, 8 në Shijak, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Berat, Sarandë, Patos, Vorë etj.


Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tepelena 61 vjeçe, një qytetar nga Kuçova 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 70-71 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 56-65 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Kruja 77 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 204.627 raste, prej tyre 195.835 janë shëruar, 5.640 janë aktive, ndërsa luftën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.152 pacientë.