LAJMI I FUNDIT:

Corvette do të bëhet markë e ndarë në vitin 2025 – do të ketë modele të shumta

Corvette do të bëhet markë e ndarë në vitin 2025 – do të ketë modele të shumta
Në foto: Një interpretim spekulativ.

Pasi Chevrolet e lansoi Corvette C8 me motorin e vendosur në mes të veturës, ka pasur thashetheme në lidhje me atë se prodhuesi i veturave do ta zgjerojë emrin e saj në një nën-markë me modele të shumta.

Në fund të vitit 2019, drejtoresha ekzekutive e General Motors, Mary Barra e la të hapur mundësinë që diçka e tillë mund të ndodhë, dhe një raport i ri nga Car and Driver thotë se kjo ide ende nuk është shuar.

Raportohet se prodhuesi amerikan i veturave me bazë në Detroit, do të lansojë një nën-markë të re në vitin 2025, transmeton Telegrafi.


Sipas këtij publikimi, Chevrolet planifikon që të lansojë 2 modele të markës Corvette së bashku me një veturë elektrike të markës në fjalë. Modelet e reja do të jenë një “coupe” me 4 dyer dhe një crossover me performancës të lartë.

Motor1.com kontaktoi me Chevrolet në lidhje me raportin, por prodhuesi i automjeteve nuk do të komentonte mbi spekulimet.

Burimi i Car and Driver i tha botimit se modelet do të diferencoheshin nga EV-të e tjerë me softuer dhe harduer të nivelit të lartë, si inverterë ultra-efikas, drejtim me katër rrota, komponentë të miniaturës dhe pajisje të tjera.

Makinat do të kenë gjithashtu një sistem elektrik 800 volt me kapacitet karikimi deri në 350 kilovat, bateri me densitet të lartë, një transmetim me dy shpejtësi, frenim me tel, vektorim rrotullues dhe një sistem ftohjeje të patentuar. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Ngjyrosi murin që të dukej si një vazhdim i rrugës, më pas testoi autopilotin e Teslës – pamje që tregojnë se çfarë ndodhi

Auto
Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Auto
Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Makinat e vogla elektrike thuhej se ishin e ardhmja – por SUV-të tani “po sundojnë rrugët”?

Auto
Pavarësisht

Pavarësisht "mbështetjes së Trump", Tesla duket se nuk po sheh ditët më të mira të saj

Auto

"Musk doli të ishte një budalla dhe unë nuk dua të drejtoj një veturë të ndërtuar nga një budalla", senatori amerikan heq dorë nga Tesla e tij

Auto
Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Auto
Kalo në kategori