LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi, Qeveria amerikane evakuon 200 shtetas amerikanë nga Wuhan

Coronavirusi, Qeveria amerikane evakuon 200 shtetas amerikanë nga Wuhan

Qeveria amerikane ka evakuuar së paku 200 shtetas amerikanë nga epiqendra e coronavirusit në Wuhan të Kinës. Të gëzuar janë shprehur këta shtetas të rikthyer.

Të martën, Departamenti i Shtetit Amerikan, ka urdhëruar bartje të sigurt të shtetasve amerikanë nga zona e prekur nga ky virus, ku kanë ndërruar jetë 132 persona dhe mijëra persona të prekur në disa shtete, përcjell Telegrafi.

Aeroplani që barti disa diplomatë nga Ambasada Amerikane, dhe disa qytetarë të tjerë është dërguar në një bazë ushtarake në Los Angeles.


Rastet e konfirmuara nga të prekurit e kësaj sëmundje arrijnë shifrën 6,000, që tejkalon shkallën e të prekurve nga sindromi akut i frymëmarrjes gjatë vitit 2000, që vrau më shumë se 750 njerëz në 17 vende.

Disa qytete të Kinës kanë filluar të pezullojnë fluturimet edhe brenda shtetit, ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë këshilluar amerikanët që të shmangin udhëtimet të panevojshme.

Tashmë janë konfirmuar pesë raste në SHBA, pasi që të gjithë pacientët e prekur kishin udhëtuar nga Wuhan.

Bëhet e ditur se vetëm në SHBA, janë duke u trajtuar dhe vëzhguar më shumë se 100 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Botë
Kalo në kategori