LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi në Shqipëri, bie numri i të shtruarve në spitale

Coronavirusi në Shqipëri, bie numri i të shtruarve në spitale

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2210 testime, nga të cilat 503 persona kanë rezultuar pozitivë.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe gjashtë persona.

Ndërkohë, për të tretën ditë radhazi, numri i personave të infektuar është më i vogël se të shëruarit. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 550 persona.


Pozitive është edhe rënia e personave të shtruar në spitale ku aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar. / A2 cnn/