LAJMI I FUNDIT:

Coronavirusi në Itali, numri i të vdekurve arrin në 148 – qeveria nis planin prej 7.5 miliardë eurosh për ta luftuar atë

Coronavirusi në Itali, numri i të vdekurve arrin në 148 – qeveria nis planin prej 7.5 miliardë eurosh për ta luftuar atë

Numri i të vdekurve në Itali vazhdon të rritet për shkak të përhapjes së coronavirusit. Këtë të enjte, autoritetet e Mbrojtjes Civile raportuan 41 vdekje të reja në 24 orët e fundit, kështu që shifra totale arriti në 148.

Numri i personave të infektuar arriti në 3,296 me një rritje prej 25%, ndërsa personat që janë shëruar janë 414, tha Angelo Borrelli, zyrtar i qeverisë italiane. Italia mbetet vendi i tretë më i prekur pas Kinës dhe Koresë së Jugut, transmeton Telegrafi.

Shumica e çështjeve pozitive janë regjistruar në rajonin e Lombardisë, që ndodhen në veri të vendit, me 1.777, dhe gjithashtu është rajoni me më së shumti të vdekur,  me 98 gjithsej.


Nga 41 vdekjet e raportuara në 24 orët e fundit, 25 kanë ndodhur në Lombardi dhe 8 në Emilia Romagna, rajoni i dytë më i prekur në vend, gjithashtu në veri.

Nga ana e saj, Qeveria njoftoi këtë të enjte një plan shpëtimi ekonomik prej 7,5 miliardë euro (8.4 miliardë dollarë) për t’u përballuar me coronavirusin.

Paketa stimuluese do të përdoret kryesisht për “rritjen e burimeve për shërbimet shëndetësore, mbrojtjen civile dhe zbatimin e ligjit”, tha Ministri Italian i Financave, Roberto Gualtieri.

Ndërsa shpërthimi vazhdon të përhapet në dhjetëra vende, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) hodhi të enjten një “listë të gjatë të vendeve” që nuk kanë bërë sa duhet për të frenuar përparimin e epidemisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori