Është hapur supermarket i ri Conad edhe në lagjen Arbëria, ku çmimet e volitshme, ofertat e shumta dhe produktet cilësore tërhoqën vëmendjen e shumë konsumatorëve.
“Jemi të befasuar nga masiviteti i konsumatorëve të cilët pritën me padurim prerjen e shiritit në lagjen Arbëria. Një fluks kaq i madh i blerësve ishte i mahnitshëm duke pasë parasysh se Conad tanimë ka mbushur një vjet operimi në Kosovë” thotë Drejtoresha Ekzekutive e Conad Kosovës, znj. Melinda P. Bahtijareviq. Znj. Bahtijareviq, e cila me profesion është Dr. Inxhiniere e Informatikës, po i korrë që tani sukseset nga përkushtimi dhe puna e palodhshme që ka bërë nga muaji Mars, kur për herë të parë hyri në Conad dhe me pergjegjësi të madhe e mori këtë post kaq sfidues dhe në industrinë më të vështirë në treg, sidomos për një femër.
CONAD shquhet për produkte të freskëta dhe të kualitetit të lartë pasi që 80% e produkteve importohet direkt nga magazina CONAD në Itali, që do të thotë se janë prodhuar në Bashkimin Evropian dhe cka është më me rëndësi janë të produkte të destinuara për tregun Evropian, pra cilësia e tyre është e standardeve më të larta. 20% e asortimentit i është dedikuar prodhimeve vendore dhe rajonale perveç Serbisë, produktet e së cilës CONAD i bojkoton tërësisht.
Karakteristikë për CONAD-in që e veçon nga supermarketet tjera është edhe një gamë e gjerë e produkteve vetanake, me emër CONAD të cilat karakterizohen me nënshtrim kontrollit të trefishtë të cilësisë dhe kanë çmime të arsyeshme. Në CONAD do të gjeni nga produktet më të zakonshme të tryezave Kosovare deri te produktet më të veçanta të brendeve botërore, gjithmonë me çmime të leverdishme pasiqë mbi njëqind produkte të ndryshme dalin në ofertë çdo javë. CONAD mendon edhe për personat, të cilët për shkaqe të ndryshme shëndetesore, nuk mund të konsumojnë produkte të zakonshme, të mos heqin dorë nga e shijshmja duke ju ofruar produkte cilësore e të shijshme edhe pa gluten, pa laktoze, pa yndyre, bio etj.
Kujdesi ndaj klientit ne CONAD është me prioritet të veçantë prandaj në secilën pikë shitje të saj është një numër telefoni i hapur për kërkesat, sugjerimet dhe ankesat e konsumatorëve. Pas ristrukturimit në menaxhment, CONAD në Kosovë rangohet i pari jo vetëm për cilësi por edhe për levërdi në çmime e kujdesin ndaj konsumatorit. Drejtoresha e suksesshme kosovare znj. Bahtijareviq siguron që brendi më prestigjioz i retail në Kosovë do të mbajë në nivel si kualitetin e produkteve ashtu edhe llojshmërinë në asortiment dhe do të vazhdojë t’i shërbejë nevojave dhe dëshirave të konsumatorëve për produktet më të njohura si dhe ato më të rejat botërore.
CONAD në Prishtinë tani ka dy pika shitjeje, në lagjen Arberia prapa komunës së re dhe në qendrën tregtare Grandstore. Orari i punës është 08:00 – 22:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker