LAJMI I FUNDIT:

Çmimi ndërkombëtar i naftës ka rënë nën 125 dollarë për fuçi

Çmimi ndërkombëtar i naftës ka rënë nën 125 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës në Bursën e New Yorku, ka vazhduar të ulet në përmasa të mëdha, duke arritur për herë të parë gjatë shtatë javëve të fundit në më pak se 125 dollarë për fuçi.

Ekspertët vlerësojnë se arsye e rënies së çmimit të naftës është raporti i Departamentit amerikan të Energjisë.

Bazuar në këtë raport del se rezerva e benzinës dhe e vajrave të gatshme në SHBA është shtuar dhe nevoja e tregut të brendshëm për karburant ka rënë. /Telegrafi/