Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për pezullimin e tarifës doganore, ka ndarë në pikëpamje krerët e koalicionit aktual qeverisës në Kosovë.
Përderisa kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pajtuar që taksa të pezullohet për 120 ditë, për t’i dhënë kohë e mundësi vazhdimit të dialogut me Serbinë, siç kanë kërkuar së fundi edhe SHBA-ja dhe BE-ja, kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk janë pjekur kushtet për pezullimin apo shfuqizimin e taksës.
Qeveria e Kosovës ka vendosur tarifën doganore 100 për qind për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të Beogradit dhe Sarajevës karshi pavarësisë së Kosovës.
Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, gjatë një konference për media, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ka parë propozimet e caktuara nga kryetari Veseli, por, që sipas tij, ajo që ka shkuar në letrat dërguar ambasadorëve të Quint është qëndrimi zyrtar i qeverisë.
Dokumenti që Haradinaj u ka dërguar ambasadorëve të Quint-it dhe përfaqësueses së BE-së në Kosovë përveç tjerash kërkon nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian inicimin dhe mbështetjen e një konference ndërkombëtare, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj kërkoi që SHBA-ja dhe BE-ja të japin zotime publike dhe të garantojnë që në konferencë, mes tjerash, nuk do të ketë “çfarëdo rivendosjeje të kufijve ekzistues të Kosovës, ose ndarje të Kosovës, ose shkëmbime territoriale të çfarëdo natyre”.
Për kryeministrin Haradinaj, taksa doganore 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, e cila është në fuqi që nga nëntori i vitit të kaluar, mund të pezullohet vetëm pas plotësimit të këtyre kërkesave.
Por, që deri më tani, Haradinaj thotë se nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me këto kërkesa.
“Nëse njëra nga kushtet që kam nxjerr unë më prish me dikë (prish marrëdhëniet) nuk ka dert, unë dua të qëndroj mirë më të drejtën time. Nëse munden pa marrëveshje mundemi edhe ne. Por, viti 2022 po vjen Serbia do të hyjë në BE, dhe nuk po kuptoj pse ne duhet të japim nga vetja në këto rrethana”.
“Kushdo që ka probleme më këtë kërkesë si i brendshëm si të jashtëm del kundër të drejtës sonë dhe Kushtetutës sonë dhe ne nuk kemi mirëkuptim ndaj dikujt që ka problem më këto kritere që ne i kemi nxjerr sepse ajo i bie tërheqje e njohjes. Pra, nëse dikush nuk të respekton i bie tërheqje e njohjes, por nuk e besoj që SHBA-ja ka problem më këto kushte dhe për këtë ju siguroj”, tha Haradinaj.
Për analistin e çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, pezullimi i përkohshëm i taksës për të mundësuar dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të ishte hapi më i rëndësishëm nga pala kosovare.
“Taksa ka qenë një hap politik dhe mesazhi politik tani më është dërguar dhe është arritur. Nëse taksa bëhet pengesë e dialogut atëherë nuk mendoj se beneficionet politike të Kosovës mund të arrihen. Taksa po bëhet diçka që dëmton politikisht Kosovën dhe unë mendojë që pezullimi i taksës për t’i hapur rrugë dialogut do të ishte rruga e duhur përpara. Pezullimi nuk do të thotë që do të eliminohet përgjithmonë, por t’i hapet rrugë dialogut dhe nëse nuk arrihet, sukseset ato që priten nga dialogu atëherë kjo taksë të vendoset prapë”, thotë Ibrahimi.
Ai i ka komentuar edhe pikëpamjet e ndryshme të partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë rreth çështjes së taksës doganore, duke shprehur besimin se qëndrime të tilla e vënë në pikëpyetje ekzistencën e këtij koalicioni qeverisës.
“Nuk është në rregull që partnerët e koalicionit të kanë dallime në një çështje kaq të rëndësishme dhe këto dallime i shpalosin në mënyrë publike qoftë ajo përmes rrjeteve sociale apo medieve. Më e arsyeshme do të ishte që këtë çështje të diskutojnë në mes vete dhe nëse nuk arrijnë të gjejnë qëndrim të përbashkët atëherë të shohin se cila është rruga përpara. Çështja e pezullimit është çështje ë rëndësishme dhe ajo është cilësuar se shkon ndesh interesave të SHBA-ve dhe dallimet rreth kësaj çështje nuk është diçka e vogël”.
“Nëse partnerët e koalicionit nuk arrijnë të gjejnë një gjuhë të përbashkët rreth zgjidhjes së problemit të taksës, atëherë, nuk e di se si mund të ekzistojë një koalicion edhe më tej”, thotë Ibrahimi.
Por, Haradinaj, ka marrë ndërkohë një mbështetje për qëndrimet e tij nga një parti më e vogël në koalicionin qeverisës, përkatësisht nga Nisma Socialdemokrate.
Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Bilall Sherifi, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se “heqja e taksës pa u hequr arsyet e vënies, inkurajon Serbinë të vazhdojë agresionin e gjithanshëm mbi Kosovën”.
Sipas tij, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës mbi bazë të propozimit gjithëpërfshirës të Martti Ahtisaarit, Kosova, përballë agresionit të vazhdueshëm të Serbisë, ka ndjekur rrugën e lëshimit pe, rrugën e ikjes nga ballafaqimi, duke mos i mbrojtur interesat e saj ashtu siç do t’i mbronte çdo shtet tjetër i pavarur dhe sovran.
“Prandaj, qoftë pezullimi, qoftë heqja e taksës 100% pa u hequr asnjë nga arsyet që e kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës për ta marrë këtë vendim është kthim mbrapa, kthim në rrugën e vjetër, në rrugën e koncesioneve të vazhdueshme ndaj Serbisë, rrugë e cila është dëshmuar si e gabuar”, ka shkruar Sherifi.
Ndërkohë, Ilir Ibrahimi thekson se për rrethanat e krijuara, ai është ithtar i idesë, sipas të cilës, të gjitha subjektet politike të bëjnë një marrëveshje të përbashkët si për qeverisje ashtu edhe për dialog me Serbinë, pasi që kjo sipas tij, do të plotësonte edhe nevojën e konsensusit gjë që është kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara për dialogun.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë tarifën doganore. Ata iu kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pezullojnë tarifën doganore, në mënyrë që procesi i dialogut me Serbinë të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshjeje për normalizim të raporteve reciproke. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze