LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës bie më shumë se 1 dollarë

Çmimi i naftës bie më shumë se 1 dollarë

Më tepër se një dollar ka rënë çmimi i naftës sit në orët e pasdites, kjo pas një ngritje në orët e hershme të mëngjesit për 50 centë.

Nafta e lehtë amerikane për dërgesë në muajin nëntor në krahasim me çmimin e djeshëm u lirua për 1,17 dollarë në 104,56 dollarë për barel, krahasuar me tregtimet e paradites që kishte arritur në 106,26 dollarë për barel.

Çmimi i naftës evropiane "brent" nga Deti i Veriut,për dërgesë në muajin nëntor, rreth orëve të pasdites u ul për 1,06 dollarë në krahasim me ditën e djeshme në 103, 39 dollarë për barel. Në tregtimet e paradites nafta u shtrenjtua në 102,75 dollarë për barel.

Sipas analistëve, kjo ulje e çmimeve të naftës ka të bëjë me raportin më të ri të Ministrisë së SHBA-së për energji e cila tregoi ulje në kërkesën e naftës në SHBA, por edhe të ngjarjet në tregjet globale financiare.


Në raportin e fundit të Ministrisë amerikane për Energji thuhet se në katër javët e fundit konsumimi i naftës në SHBA ka qenë më e vogël për 5,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe ka shënuar 19,5 milionë barel në ditë.

Ndikim ndaj çmimit jostabil të naftës në bursat botërore ka edhe druajtja e investitorëve se plani i Qeverisë amerikane për ndihmë të sistemit financiar do të mund të shkaktojë dëme plotësuese ndaj ekonomisë.

Drejtori i Sektorit për naftë në korporatën japoneze "Micubishi", Toni Nunan, vlerëson se edhe krahas brengosjes të investitorëve nga pasojat e planit financiar amerikan, megjithatë miratimi i tij eventual nga ana e Kongresit të SHBA-së, nëse jo më tepër, do të mund të kontribuonte për qetësimin e tregut të naftës. "Konsideroj se së fundi ajo do t’i stabilizojë çmimet", deklaroi Nunan.