LAJMI I FUNDIT:

“Çmendet” shqiptari në Itali, e përplas me makinë ish të dashurën pasi nuk pranoi dot ndarjen

“Çmendet” shqiptari në Itali, e përplas me makinë ish të dashurën pasi nuk pranoi dot ndarjen

Një shqiptar në Itali ka përplasur me makinë ish partneren e tij, pasi nuk kishte pranuar dot ndarjen nga ajo.

Kanë qenë kamerat e sigurisë, të shpërndara nga mediat italiane, të cilët kanë filmuar momentin kur shqiptari 50-vjeçar ka ecur me shpejtësi me makinën e tij.

Më pas ka përplasur 41-vjeçaren, në rrugën e këmbësorëve të Novi Ligure, në provincën e Alessandria.


Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, teksa autori me profesion zdrukthëtar, pa precedentë penalë, tentoi të shtypte ish-partneren tij.

50-vjeçari ka përplasur lulet që ndodheshin në rrugë, teksa ka shpëtuar pa u përplasur rëndë objektivi.

41-vjeçarja, po ashtu nga Shqipëria, u ul në tokë, ndërsa 50-vjeçari ka zbritur nga automjeti dhe ka nisur ta godasë.

Ajo u shpëtua nga një rreshter policie në pension, i cili e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe ndërhyri menjëherë për të ndaluar shqiptarin. Pas kësaj ngjarjeje ajo u dërgua në spital.

Ata të dy kishin qenë në një lidhje dashurie, teksa një javë më parë ishin ndarë.

Kjo ndarje e përjetuar keq nga ai, ka bërë që fillimisht të shkojë në shtëpinë e 41-vjeçares, më pas i ka kërkuar të ngjitet në makinën e tij.

Refuzimi i saj ka bërë që ai ta përndjekë dhe më pas e ka përplasur. /Tch/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori