LAJMI I FUNDIT:

City mezi fiton, por Guardiola mendon ndryshe!

City mezi fiton, por Guardiola mendon ndryshe!

Pep Guardiola është shprehur i lumtur me fitoren e parë në Ligën Premier.

Maqncheser City përmes një autogoli triumfoi kundër Sunderlandit në javën e parë të Ligës Premier.

Por, spanjolli vlerësoi e lartë lojën e të besuarve të tij duke thënë se ky është vetëm hapi i parë.


“Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm. Ne luajtëm si një skuadër, ne luftuam. Natyrisht, ky është vetëm hapi i parë”, ka deklaruar Guardiolas pas ndeshjes.

Vlen të theksohet se në xhiron e ardhshme, Citizensat i pret një tjetër sfidë e vështirë kundër Stoke Cityt. /Telegrafi/