LAJMI I FUNDIT:

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Siç raportohet, Rusia me çdo kusht po synon ta pushtojë qytetin lindor të Ukrainës, Chasiv Yar.

Bëhet e ditur se qyteti ndodhet në rajonin Donetsk të Ukrainës, më pak se 10 kilometra në perëndim të qytetit Bakhmut.

Chasiv Yar është një nga qëllimet kryesore të ushtrisë ruse e cila po përdor një grup prej më shumë se 20 mijë trupash për ta sulmuar qytetin.


Ky qytet është përdorur si bastion që kur Rusia pushtoi Donbasin në vitin 2014, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Aty gjendet edhe një spital ushtarak që ka shërbyer si seli për operacione.

Gjithashtu, ukrainasit e kanë përdorur qytetin edhe si qendër rigrupimi dhe bazë mbështetëse gjatë pushtimit rus në shkallë të plotë në vitin 2022.

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman
Lexo po ashtu Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Por, ka edhe një tjetër arsye që Rusia e synon Chasiv Yar.

Kapja e këtij qyteti do t’i hapte rrugë asaj për një ofensivë më të gjerë në rajonin e Donetskut.

Tashmë, ushtria ruse thuhet se ka arritur në periferi të Chasiv Yar, por pritet të përballet me rezistencën e ukrainasve të cilët gjithnjë e më shumë po avancojnë në vijën e frontit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori