Nga: Matthew Parris / The Spectator
Përkthimi: Telegrafi.com
Shkëlqen. Gjithë piktura shkëlqen. Shkëlqen jo vetëm në mënyrën se si drita – nga një zjarr i paparë përtej kornizës së artistit – reflekton në sytë e tij të shndritshëm; reflekton në skuqjen e lagësht të buzëve të tij pothuajse vajzërore; reflekton në palosjen e çallmës dhe të brezit të tij gri të mëndafshtë. Shkëlqen gjithashtu nga rrezatimi i brendshëm; shkëlqen nga karakteri i tij.
Në Britani i kemi ca legjislacione të fshehta tatimore që mund të na sjellin te një rezultat që nuk është asgjë tjetër veçse mister. Blerja e fundit e pikturës së Joseph Wrightit nga Derbi, “Autoportreti në moshën rreth dyzet vjeçare” (i realizuar rreth vitit 1772) u mundësua “në vend të taksës së trashëgimisë … sipas një marrëveshjeje hibride dhe iu dedikua muzeve të Derbit … me mbështetje të mëtejshme nga Fondi Memorial i Trashëgimisë Kombëtare”. Ndihmuan gjithashtu individët privatë, si Robert M. Kirkland, donatorët dhe fondacionet tjera. Rezultati është ky: autoportreti i artistit të madh të shekullit XVIII, artisti i revolucionit industrial të Midlendsit u kthye në shtëpi.
Vepra sapo është ekspozuar – në pjesën qendrore të një dhome të tërë që djalit më të madh artist të qytetit ia dedikoi Muzeu dhe Galeria e Derbit. Nuk mund të thuhet se Wright ishte nga Derbi dhe se thjesht jetoi në Midlendsin anglez kur Sir Richard Arkwright e revolucionarizoi industrinë e tjerrjes në Mullirin e Kromfordit – 20 milje lart lumit Deruent. Këto realitete dhe kjo botë e krijuan atë dhe artin e tij. Janë disa gjëra që jehojnë si kolona zanore të një kohe; ka edhe vepra arti që neve na i japin format e asaj kohe, dhe Joe Wright këtu e bën dallimin. Ai na e sjell ngazëllimin e përparimit shkencor dhe industrial.
Shkova për ta parë vendosjen e veprës në mjedisin e ri. Për bukuri. Rreth mureve janë pikturat e Wrightit: portrete, skena reale dhe imagjinare, peizazhe, familje me fëmijë të mrekullueshëm të kaptuar nga peneli i tij teksa ata i shikojnë eksperimentet shkencore, farkëtarët te kudhrat e tyre … Dhe, në qendër, i vënë në mënyrë mirë të menduar – saqë mund të ecësh në pjesën e pasme të tij – është autoportreti: sigurisht më i miri i tij, i bërë me vetëdije në mënyrë ekzotike – i veshur për rolin e mjeshtrit të famshëm të artit të tij. Dhe, arsyeja se pse doni ta shihni pjesën e pasme është se, për t’i kursyer shpenzimet, ai e përdori kanavacën për studimin e parë të tij për veprën e famshme “Një eksperiment për zogun në pompën e ajrit”.
Kisha një orë ndërmjet trenave dhe e mora një taksi për të shkuar për në galeri, duke pasur rreth gjysmë ore kohë për të shikuar. Mund ta kisha kaluar atë kohë vetëm duke i ngulur sytë tek autoportreti. Disa piktura kanë nevojë për distancë, por ju mund t’i afroheni kësaj, ballë për ballë temës. Pothuajse ndjej se tashmë e njoh atë.
Natyrisht se Wright për para i ka pikturuar portretet. Por, te shumë prej tyre në ato mure, njeriu e fiton aluzionin se ai i njihte dhe se i kishte analizuar modelet. Shikojeni në veçanti portretin e tij të madh – veprën e padiskutueshme – të Sir Richard Arkwrightit; pastaj portretin e pronarit novator të mullirit Belper, Jedediah Strutt (pa titull kalorësiak sepse ishte unitarian i bindur). Besimi i Struttit për obligimin shoqëror është ende i dukshëm në dizajnin dhe përmasat e shtëpive të punëtorëve të mullirit që i ndërtoi, dhe kur William Gaskell (ministri unitarian dhe bashkëshorti i romancieres së famshme) vizitoi Belperin, mendoi se ishte turp që nuk kishte më fabrika në pronësi të burrave të tillë “që kanë dashamirësi të madhe dhe filantropi“. Sir Richard ishte krejtësisht më i pamëshirshëm: njeri i fortë. Dhe, mund ta shihni në të dy portretet: Arkwrighti krenar, trashalluk, kryelartë, dominues; Strutt është i butë, i zhytur në mendime, me një lloj drite të brendshme. Dhe, më pas, djali i Arkwrightit, Richardi: i veshur me rroba të shtrenjta, gruaja me një kapele me fjongo të madhe që tejkalon ekstravagancat e Liz Trussit, ndërsa burri i saj pothuajse i pispillosur me një nuancë dobësie në fytyrën e tij – si një djalë pasaniku.
Nuk ka dyshime se pikturat e epokës industriale dhe të eksperimentimit shkencor dominojnë te veprat e tij. E vetme, pothuajse përvajshëm në shoqërinë e galerisë që duhet ta mbajë atë, është portreti i madh i një princeshe të imagjinuar indiane amerikane, e ve, në një kodër që ruan objektet e shenjta të trashëgimisë së burrit të saj të vdekur. Në qiellin prapa saj është piktura më e gjallë e rrufesë që kam parë. Ndoshta Joe Wright i ndjeu shenjat e mënyrës së saj të jetesës – njësoj si në pikturën e tij të bukur të pyllit Nidvud pranë Derbit, tani pjesë e Pyllit Kombëtar, por dikur i shkatërruar nga epoka për të cilën, në një farë kuptimi, Wright ishte artisti oborrtar.
E thashë më herët se epokat mund të kenë sfond artistik, ashtu siç mund të kenë kolonat zanore. Nga këndvështrimi i më shumë se dy shekujve, është e lehtë të shihet se si Joseph Wright i Derbit e ilustroi epokën e tij në Midlends. Dy shekuj më vonë, a do të ketë art të bukur ose skulpturë që thotë “Britania e hershme e shekullit XXI” – me të njëjtin besimin të cilin Wright do të mund ta komandonte?
Nuk mund të them se di se cilët mund të jenë kandidatët, por kjo ndoshta për shkak se jemi mbërthyer në të dhe se koha do ta tjetërsoj irelevanten. Megjithatë, po mendoj se tani mund ta bëjmë këtë për vitet 1950, kur unë isha djalosh. Ai instalim fluoreshent neoni që ndryshoi dritën që dikur pulsonte pranë urës Uaterlo në Londër; Figurat e çuditshme nga Henry Moore; pamja dhe ndjesia e Festivalit të Britanisë në Bregun Jugor; Dan Dare, “Piloti i së ardhmes” – një strip nga periodiku “Eagle” – me kundërshtarin e tij të mbrapshtë Mekon; dhe, reklamat pa mikrobe, temat e jetesës që reklamoheshin e që duket se na futën në një botë të higjienës dhe të vitaminave. Dikur mblidhja kopje të revistës “Do It Yourself” (Bëje vet), ku ti futeshe në këtë botë: jetesë “bashkëkohore”; linja të pastra; sipërfaqet që fshihen lehtë që ishin bërë nga materiali formika; pajisje shtëpiake që larguan punët e lodhshme … Kjo ishte Britania e pasluftës ku ndihej sikur po e thithnim ajrin e pastër të modernitetit. Tok me veshjet e zbukuruara nga mahogani i errët; me dollapët për palosje të punuar nga najloni dhe bakeliti …
Këto, së bashku me portretet që nuk kishin kohë për detaje dhe ekspozim, apo ngarkesa në margjina, pa kohë për perde e jastëkë dhe sfonde të mbushura me libra, por që u përpoqën të merreshin me esencën: e ilustronin kohën! Një epokë funksionaliteti, një epokë e arsyes më në fund erdhi. Gjithçka duket kaq e vjetruar tani, pothuajse si një rrugë pa krye. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Viti 1973, studentët nga Kosova dhe përshtypjet e tyre nga Korça
Studimi psikologjik i autoportretit fotografik: Artistët e famshëm, “selfie” me ndihmën e Gjon Milit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova