LAJMI I FUNDIT:

Cilësohet e dyshimtë, vdekja e një foshnje në Fushë Kosovë

Cilësohet e dyshimtë, vdekja e një foshnje në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një foshnje e gjinisë mashkull të premtën është dërguar pa shenja jete në QKMF në Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në trupin e foshnjës nuk është vërejtur ndonjë shenj e dukshme e dhunës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.


“Është raportuar se në QKMF Bresje, Fushë Kosovë është një foshnje mashkull pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/