Për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, sistemet amerikane të armëve me rreze të gjatë do të vendosen sërish në Gjermani.
Kancelari Olaf Scholz tha se vendimi ishte përgatitur për një kohë të gjatë, por së fundmi njoftimi i përbashkët i dy qeverive befasoi shumë njerëz dhe politikanë në Gjermani.
Nuk pati asnjë diskutim parlamentar apo publik për këtë çështje, ndërsa para 40 vitesh ka pasur protesta masive kundër vendosjes së raketave Pershing: në tetor 1983, rreth një milion gjermanë krijuan një zinxhir njerëzor në shenjë proteste – por pa sukses.
Lidhur me këtë stacionim të ri të raketave ka shumë pak informacione të besueshme. Mediat gjermane shkruajnë se nuk dihet se ku do të vendosen armët, por disa informacione mund të gjenden në internet, në dokumente amerikane që disponohen, në gazeta profesionale dhe të tjera.
Për çfarë projekti bëhet fjalë?
Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë dhe qeveria gjermane më 10 korrik thuhet se “Shtetet e Bashkuara do të vendosin përkohësisht sisteme armësh me rreze të gjatë nga Task Forca e saj Multi-Domain në Gjermani, si pjesë e një plani për stacionimin e tyre të përhershëm”.
Sipas Shërbimit Kërkimor të Kongresit të SHBA-së (CRS), ushtria amerikane është aktualisht në procesin e krijimit dhe pajisjes së pesë të ashtuquajturave Task Forca me shumë domene (MDTF) në mbarë botën.
Një nga detyrat e tyre kryesore është të sigurojnë zjarr artilerie me rreze të gjatë – përmes raketave me rreze të gjata veprimi.
Përveç kësaj, MDTF ka edhe aftësi të mbrojtjes ajrore.
Tre MDTF janë për rajonin e Paqësorit dhe një për Evropën e cila do të vendoset në Wiesbaden, Gjermani.
Këto lëvizje u deklaruan nga ushtria amerikane më 13 prill të vitit 2021. Pesë muaj më vonë, më 16 shtator, MDTF u aktivizua në bazën amerikane në Wiesbaden (L. Clay Barracks). Synimi ishte që aty të vendoset vetëm shtabi dhe njësi të caktuara, ndërsa elementet thelbësore operacionale (armët) do të vendoseshin në Fort Drum në shtetin New Yorkut.
Por, nga të gjitha llogaritë, kjo bazë do të zhvendoset në Gjermani. Baza duhet të jetë funksionale deri në tetor të vitit 2025 me përjashtim të armëve hipersonike të cilat duhet të jenë gati deri në vitin 2026, shkruan dokumenti i Shërbimit Kërkimor të Kongresit Amerikan (CRS).
Çfarë lloj armësh do të vendosen?
Qeveritë e SHBA-së dhe Gjermanisë deklaruan se “njësitë konvencionale, kur të vendosen plotësisht, do të përfshijnë SM-6, Tomahawks dhe armët hipersoike që janë aktualisht në zhvillim”.
Tomahawk
Tomahawk është një raketë e madhe lundrimi që ka qenë në përdorim për dekada dhe po zhvillohet vazhdimisht më tej. Është arma standarde e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në çdo konflikt ushtarak kundër caqeve tokësore dhe gjithnjë e më shumë po merr përsipër detyrat e bombarduesve me telekomandë.
Tomahawk ishte raketa e parë e lundrimit që fluturoi në lartësi të vogla dhe kështu ishte kryesisht e padukshme për radarët. Ajo u zhvillua në vitet 1970 dhe u përdor në një numër të madh konfliktesh – për herë të parë në vitin 1991, kur 297 Tomahawk u hodhën në Irak. Mbi 800 prej tyre u nisën në pushtimin e Irakut në vitin 2003, u përdorën gjithashtu në Afganistan, Somali, Libi, Siri dhe aktualisht kundër pozicionit të Houthi-ve në Jemen.
Në shtator të vitit 1995, 13 Tomahawk qëlluan pozicionet e forcave serbe në Bosnjë-Hercegovinë, pranë Banja Lukës. Ndërsa në vitin 1999, 218 Tomahawk u hodhën mbi objektivat në Serbi nga luftanijet amerikane dhe 20 të tjerë nga një nëndetëse britanike.
Ndërkohë, Tomahawk është prodhuar nga American Raytheon (RTX), kushton nga 600.000 deri në rreth 1.5 milionë dollarë për copë dhe ka një distancë veprimi deri në 2500 kilometra. Mund të qëndrojë në ajër për orë të tëra dhe të ndryshojë vazhdimisht kursin, domethënë mund të ndryshojë edhe objektivin me telekomandë.
SM-6
Raketa e lundrimit Standard Missile-6 (SM-6) është një sistem me tri raketa në një. Është e vetmja raketë që kombinon mbrojtjen ajrore, mbrojtjen tokësore dhe mbrojtjen nga raketat detare.
Ajo mund të përgjojë raketa kundër anijeve në lartësi shumë të larta ose raketa balistike në fazën e tyre të fundit – vetëm disa sekonda para se të arrijnë objektivin. Ky sistem ka një kërkues të dyfishtë objektivash të aftë për të zbuluar një raketë armike në tokë – madje edhe pas një mali. Ajo mund të përdoret edhe “mbi horizont”, pra jashtë horizontit të radarit.
Mund të lëshohet nga një anije, nga toka, aeroplanët e Boeing Type 18 E dhe F dhe platforma Typhon e zhvilluar nga Lockheed Martin. Ka një distancë veprimi deri në 500 kilometra.
SM-6 është prodhuar nga Raytheon (RTX) në vitin 2013. Një raketë kushton 4.3 milionë dollarë, sipas të dhënave të vitit 2022. Përveç marinës amerikane dhe britanike, këtë e kanë edhe Australia, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Dark Eagle
Arma më moderne në arsenalin e Task Forcave me shumë qëllime do të jetë raketa hipersonike Dark Eagle, e cila po zhvillohet nga Lockheed Martin dhe Northrop Grumman.
Kjo raketë do të jetë në gjendje të niset nga një kamion, si sistemi Patriot, për shembull. Është dashur të përfundojë në vitin 2023, por ka pasur disa probleme. Vlerësohet se secila prej tyre do të kushtojë rreth 40 milionë dollarë.
Shtetet e Bashkuara e morën vendimin për të zhvilluar një raketë hipersonike 20 vjet më parë, kur në krye të vendit ishte presidenti George W. Bush.
Me sa duket, edhe Dark Eagle është planifikuar të vendoset në Gjermani, në Wiesbaden, pas rreth dy vitesh. Kjo raketë ka një rreze veprimi në një distancë deri rreth 2,700 kilometra. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-380x233.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![‘Pushtohet’ interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-8-380x233.png)
‘Pushtohet’ interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër
![Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/45107ee3-3e79-45dd-a74f-9b5928d4ade7-380x233.jpg)
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/45107ee3-3e79-45dd-a74f-9b5928d4ade7-780x439.jpg)
Aeroplanët e fuqishëm luftarakë francezë shihen për herë të parë mbi Ukrainë
![Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-29-780x439.jpg)
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme
![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
!['Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-8-780x439.png)
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një straight mund të dojë një burrë tjetër
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti