Procedurat për marrjen e lejes për armë zjarri zgjasin deri në dy muaj, gjë që po konsiderohet goxha bezdisëse për qytetarët të cilët zgjedhin të mbajnë armë, përkundër kësaj ekspertët e sigurisë thonë që kjo rregullore nuk duhet ndryshuar, veç që për armët që qytetarët kanë aktualisht pa leje duhet të lejohet një amnisti që i paraprinë dhënies së lejes.
Shkrepje të tilla të armës bëhen nën kontroll nga instruktorët nëpër poligone.
Por, këso lloj gjuajtje që të kryhen vet duhet marrë leje nga shteti, të cilave i paraprinë një sërë trajnime teorike e praktike.
Procedurat fillestare që duhet ndjekur një qytetar për tu pajisur me leje për përdorim me armë zjarri tregon instruktori Osman Hajrizi.
“Duhet të ketë të kaluar kriminale të pastër, nuk duhet të jetë person që është marrë me ndonjë krim, duhet të ketë zotësi të plotë juridike për veprim, duhet të ketë aftësi mendore dhe fizike që dëshmohet përmes certifikatës së mjekut,” thotë Osman Hajrizi, instruktor për pajisje me leje për armë zjarri.
Këto dokumente nxirren vetëm për tu lejuar për të hyrë në trajnimet për marrjen e lejes për armë.
Kështu u vije radha mësimit në teori e praktikë, në të cilat janë disa nivele që duhet arritur pas kryerjes së trajnimit.
“Vjen në pjesën teorike, duhet të i ketë arritur 70 pikë pjesës teorike për me qenë testi i kalueshëm. E kalon kushtin me dal në gjuajtje me armë zjarri, këtu duhet të ketë njohuri edhe për përdorim të armës, zbatim rregullat e sigurisë, edhe në gjuajtje me armë zjarri duhet të i bëjë 70 pikë,” shton Hajrizi.
Por, sipas ekspertëve të sigurisë këto procedura që zgjasin deri në dy muaj për qytetarët mund të jenë bezdisëse.
Andaj, refuzojnë t’i nënshtrohen këtyre testimeve dhe mbajnë në duart e tyre armë pa leje.
Megjithëkëtë, eksperti i sigurisë Valdet Hoxha, nuk është për ndryshim të kësaj rregullore.
Ai thotë se ka një opsion sipas të cilit qytetarët që kanë armë pa leje do të mund t’i kthenin tek shteti, pa u ndjekur penalisht e pastaj të hynin në procedurë të lejes.
“Duhet të ketë një plan strikt nga institucionet e Kosovës, ndoshta një amnisti totale për kthimin e armëve, dhe pastaj të ketë një plan të qartë për të pajisur me leje qytetarët e interesuar,” thotë Valdet Hoxha, ekspert i sigurisë.
Policia e Kosovës në vitin 2023 ka konfiskuar 1,392 armë zjarri pa leje.
Ani pse nuk ka pasur ndonjëherë ndonjë raport serioz se sa armë pa leje janë në duart e qytetarëve të Kosovës, numri i tyre mendohet të jetë diku rreth 200,000 sipas shoqërisë civile./TV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës