Marrëveshja e Përzhinos u nënshkrua nga katër partitë më të mëdha;VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe BDI me qëllim zgjidhjen e krizës politike nëpërmjet dialogut politik, zgjidhjen e çështjes së mediave dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Dialogu politik filloi por nuk dha fryte, çështja e mediave mbeti e pazgjidhur, ndërkaq kushtet për zgjedhje ende nuk janë plotësuar. Së paku kështu mendojnë numri më i madh i subjekteve politike dhe faktori ndërkombëtar. Edhe pse Parlamenti u shpërbë, i gatshëm për zgjedhje, opozita maqedonase dhe partitë tjera opozitare nuk do të marrin pjesë në to, sepse as kushte ka e as zgjidhje mund të ketë.
Andaj shtrohet pyetja, çfarë u arrit gjithë këtë vit? A u ritkhyem sërish në pikën kur filloi Marrëveshja e Përzhinos – në nevojën për dialog?
Lojë politike e partive politike
Profesori universitar Sefer Tahiri në deklaratën e tij për Portalb potencon se fakti që Maqedonia nuk është e gatshme që të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, pasi nuk janë krijuar kushtet e nevojshme, nuk dëshmon vetëm bipolarizimin e sistemit partiak, por dëshmon edhe brishtësinë e dukshme të institucioneve të sistemit, por mbi të gjitha dëshmon edhe kapacitetin demokratik të institucioneve të shtetit.
“Kjo është një lojë politike që luhet mes partive politike, të cilat tentojnë që të fitojnë sa më shumë në aspektin politik. Vlerësoj se ky proces megjithatë do të përfundojë me zgjedhje, por fatkeqësisht Maqedonia hyn edhe në një proces zgjedhor pa kushte optimale demokratike dhe kjo është një fatkeqësi e madhe për demokracinë dhe sistemin politik, por edhe për integrimin e vendit në BE. Konsideroj se vendimtar do të jetë vlerësimi i KSHZ-së mbi listën unike të votuesve dhe nëse vlerësimi është optimal, atëherë presioni ndërkombëtar do të jetë maksimal mbi LSDM-në që të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe ndaj partive të reja shqiptare”, tha për Portalb.mk Tahiri.
Analisti Ibrahim Mehmeti mendon se problemi kryesor në Maqedoni është se kemi të bëjmë me elita politike të papërgjegjshme, të cilat luftojnë vetëm për pozicionet e veta partiake, ndërkaq zgjidhjen e problemeve serioze që kanë të bëjnë me fatin dhe të ardhmen e vendit, ia lënë komunitetit ndërkombëtar.
“Është fakt se komuniteti ndërkombëtarë bënë shumë për tejkalimin e kësaj situate në Maqedoni, por megjithatë janë subjektet vendore, përfshirë edhe publikun më të gjërë, që duhet t’i bëjnë hapat konkrete. Taktizimi oportunist i partive politike bënë që kriza të reciklohet. Është e qartë se përsëri barra më e madhe për zgjidhjen e krizës i hudhet faktorëve të jashtëm, gjë që nuk është mirë në afat më të gjatë”, theksoi Mehmeti.
Sipas politologut Muhamed Jashari mbajtja e zgjedhjeve parlamentare pa pjesëmarrjen e opozitës, e vë demokracinë në një terren të lëkundshëm.
“Legjitimiteti i procesit zgjedhor vendoset në pikëpyetje, dhe rrjedhimisht vendi edhe më tepër zhytet në krizë. Sot, ekzistojnë qeveri që pritet të realizojnë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës, mirëpo ato janë vendeve me diktaturë totalitare, shembull për këtë e kemi regjimin e Asadit në Siri. Partitë politike gjatë gjithë kësaj periudhe –nga muaji korrik- dëshmuan se nuk kanë gatishmëri për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar në Përzhino. Madje ata injoruan edhe thirrjet e faktorit ndërkombëtar për realizimin e saj”, deklaroi për Portalb.mk Jashari.
Ai konsideron se partitë politike në pushtet mbajnë përgjegjësinë kryesore për këtë. “Me një demokraci të tillë, me ekonomi të dobët, me media të kontrolluara nga regjimi, mungesë e sundimit të ligjit, Maqedonia jo që është shtet i brishtë por nuk është habi që në një të ardhme të afërt të shpallet shtet i dështuar -failed state”, përfundon Jashari, njofton Portalb.mk.
Opozita me strategji të re
LSDM ka krijuar platformën “Për Maqedoni demokratike”. Zoran Zaev, lideri i LSDM, dje krijoi frontin qytetarë, por nuk zbuloi se në çfarë forme konkretisht do ta realizojë të njëjtën. Nëse do ta aplikojë në formë të protestave apo do të formojë kampe para qeverisë.
Në deklaratën për nënkryetarja e LSDM Radmilla Sheqerinska vërtëtoi se po përgatitet fronti qytetar dhe se ka strategji konkrete për këtë çështje.
“Është ende herët të zbulojmë hapat tona. Siç kalon koha, ne do të formojmë platformë me parti të ndryshme, organizata, persona e pastaj të nisim përpjekjet për Maqedoni demokratike dhe zgjedhje të lira”, deklaroi Sheqerinska.
Pushteti i gatshëm për zgjedhje që nesër
“Opozita nuk do të merr pjesë në zgjedhje sepse e di se do t’i humb”, kështu tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në konferencën e fundit për shtyp duke folur për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni.
Sipas Gruevskit, kushtet janë plotësuar dhe zgjedhje duhet të ketë dhe siç tha ai “do të ketë”.
“Zaev po ik nga frika se do t’i humb zgjedhjet, nuk është e vërtetë se s’ka zgjedhje. Ne të gjithë jemi angazhuar që shtetin ta heqim nga kjo krizë e gjatë politike dhe të ky shtet të frymojë lirë. Është e qartë se opozita nuk ka kurrfarë argumente që po dëshiron të ikë nga zgjedhjet, të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinos janë plotësuar dhe më 5 qershor duhet të plotësohet edhe kushti kryesor i marrëveshjes, mbajtja e zgjedhjeve”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Më 15 prill pritet që kryeparlamentari Trajko Veljanovski të shpallë zgjedhjet e 5 qershorit.
Shpalljen e zgjedhjeve pas shpërbërjes së parlamentit profesori universitar Svetomir Shkariq e ka cilësuar si shkelje të Kushtetutës.
“Me shpërbërjen e parlamentit përfundon mandati i të gjithë deputetëve, por edhe mandate i të gjithë funksionarëve, përfshirë edhe kryeparlamentarin dhe zëvendësin e tij. Kjo do të thotë se ne tani nuk kemi kryetar parlamenti dhe nuk kemi kush t’i shpall zgjedhjet. Kryetari së pari është dashur të nënshkruaj datën e zgjedhjeve dhe pastaj ta shpërbëjë parlamentin”, ka sqaruar Shkariq./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova